E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryebashkiaku i Moskës, zyrtari më i pasur rus

Moskë, 25 gusht - Versioni rus i revistës “FORBES” ka raportuar se kryebashkiaku i Moskës, Yury Luzhkov, është zyrtari më i pasur shtetëror në Rusi. Luzhkov 73-vjeçar mban pozitën e të parit të kryeqytetit rus, Moskë, që 18 vjet, ndërsa mandati aktual i përfundon në vitin 2011, njofton REL. FORBES në rusisht jep të dhëna të përgjithshme edhe për familjen e Luzhkov, pasuria e të cilës arrin në 1 miliard dollarë për vitin 2009. Bashkëshortja e kryetarit të Moskës, Jelena Baturina, e njohur për biznesin tejet të suksesshëm të patundshmërive vlerësohet si gruaja më e pasur ruse me të ardhura vjetore deri 680 milion dollarë. Në vitin 2006 e njëjta revistë kishte raportuar për mënyrën se si Yelena Baturina kishte arritur deri te pasuria e saj. Për këtë arsye, bashkëshortja e kryebashkiakut të Moskës e kishte paditur Forbes në rusisht dhe kishte fituar gjyqin. Raportimi i fundit i Forbes që publikon pasurinë e qiftit, Luzhkov – Baturina botohet në muajin shtator.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›