Rekruti i policisë afgane vret dy oficerë spanjollë

Kabul, 25 gusht – Një rekrut i policisë afgane ka shtënë sot mbi trajnerët spanjollë, duke vrarë dy prej tyre së bashku me përkthyesin.
Më pas, rekruti është qëlluar dhe vrarë nga oficerët spanjollë, të cilët po zhvillonin kursin e trajnimit për policinë afgane në bazën e tyre në provincën Badghis, ka deklaruar për AP ministri i Brendshëm spanjoll, Alfredo Perez Rubalcaba.
Majid Khan Shkib, anëtar i këshillit të provincës, tha se dyshohet se luftëtarët talibanë janë infiltruar në policinë lokale, një taktikë në rritje nga kryengritësit.
Të shtënat e qëllimshme nga afganët kundër partnerëve të koalicionit kanë ndodhur edhe në të kaluarën, por vazhdojnë të jenë të rralla.