Kryediplomati cek: S'janë kushtet për liberalizimin e vizave
TIRANE- Cekia, presidentja e rradhës e Bashkimit Europian deklarohet pesimiste për liberalizim e vizave për vendet e Ballkanit mes të cilave edhe Shqipëria. Ministri i Jashtëm cek, Karel Schwarzenberg gjatë një vizite në Tiranë, pak ditë përpara publikimit të progres-raportit të KE-së për Shqipërinë deklaroi se janë limituar mundësitë për lëvizje të lirë deri në fund të presidencës ceke.
‘Ne do punojme gjatë presidencës tonë që të arrijmë që liberalizimi i vizave për Ballkanin të funksionojë. Ne e shohim rajonin si një rajon të tërë. Ndonjëherë une shpresoj se mund të arrijmë zgjidhje gjatë presidencës tonë, megjithate po ua them hapur, le të jemi të ndershëm, shanset janë të limituara”- tha ministri i Jashtëm cek. Karel Schwarzenberg shprehet gjithashtu se në këtë cështje ndikon dhe kriza ekonomike, hapat prapa të ekonominë në Europë, ashtu sic ndodhi në SHBA, rreziku i papunësisë së madhe dhe të tjera cështje si këto kanë bërë europianët më të kufizuar.
Ndaj pavaresisht faktit se kjo ceshtje eshte nje detyre e rendesishme e presidences, nuk jam i sigurt qe do jemi te sukseshem sic shpresoja 9 muaj me pare.
”Ne do përpiqemi, do të punojmë për liberalizimin e vizave, por kam frikë së do të jetë nga ato probleme që do të zgjidhet pas fundit të presidencës tonë, dhe kolegët tanë suedezë duhet të punojnë për këtë cështje, pra ekonomia botërore do të vonojë edhe këtë cështje të rëndësishme të vizave’- shtoi kryediplomati cek.
Përfundimi i mandatit të presidencës ceke në krye të Bashkimit Europian vjen në momentin e zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri, që sipas kryeministrit Berisha pritet të mbahen në qershor të vitit 2009. Burimet diplomatike deklaruan ditët e fundit se përsa i përket liberalizimit të vizave gjithçka varet nga zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare të vitit te ardhshëm.
Vonesa e liberalizimit lidhet me mosrealizimet e kushteve të vëna nga institucionet evropiane, përkatësisht plotësimi i road-map të përcaktuar nga negociatat mes zyrtarëve shqiptarë dhe atyre të Bashkimit Evropian. Serbia ka firmosur në maj të këtij viti një marrëveshje me Bashkimin Evropian, e cila nënkupton nisjen e hapit të parë të liberalizimit të vizave. Maqedonia qe ka tashme statusin e vendit kandidat është në një fazë më të avancuar se Shqipëria. Vetëm 5 ditë më parë ministri i Jashtëm italian Franco Frattini deklaroi në Tiranë se një afat i mundshëm për liberalizimin e regjimit të vizave do të jetë qershor i vitit 2009. Frattini vuri theksin në disa kushte që duhet të plotësohen nga qeveria shqiptare që më pas BE të vendosë nisjen e procesit të liberalizimit të vizave.
(s.g/a.q/NEWS24/BalkanWeb)