E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryediplomati norvegjez i përgjigjet Donald Trump: Komiteti i Nobelit është i pavarur

Ministri i Jashtëm i Norvegjisë, Espen Barth Eide iu përgjigj sot kritikave të presidentit amerikan Donald Trump ndaj Norvegjisë, duke theksuar se Trumpi e di se Komiteti i Nobelit funksionon në mënyrë të pavarur nga qeveria norvegjeze.

“Ai e di shumë mirë se Komiteti i Nobelit është i pavarur. Ne ia kemi kujtuar atë, në rast se dikush e pyet veten, dhe kështu është ende”, tha Eide për transmetuesin NRK.

Vërejtjet e ministrit Eide erdhën pasi Trumpi kritikoi Norvegjinë për dështimin e tij për të marrë Çmimin Nobel të Paqes të këtij viti.

Duke folur në një ngjarje të fushatës zgjedhore të dielën, Trumpi fajësoi autoritetet norvegjeze për mosdhënien e çmimit dhe e përshkroi Norvegjinë si një vend “sh*t house”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›