E Diel, 1 Nëntor 2026

Bayern “nuk fal” në Gjermani / Bavarezët fituan 3-1 sfidën direkte në fushën e Freiburg

Ndryshe nga Champions, Bayern Munich vijoi serinë e fitoreve në Bundesligë, duke marrë sërish kreun e renditjes.

Skuadra bavareze kaloi 3-1 transfertën e vështirë kundër Freiburg, deri në këtë moment një rival direkt për titullin bashkë me Borussia Dortmund.

Mungesa e Vincent Kompany në pankinë për shkak të një problem shëndetësor nuk ndikoi te bavarezët që u duk se mbylli ndeshjen që në pjesën e parë.

Upamecano në minutën e 16-të dhe Gnabry pak para pushimit e bënë thuajse të sigurtë suksesin e kampionëve gjermanë.

Por këto parashikime u rrëzuan në fraksionin e dytë. Freiburg mori zemër dhe në minutën e 82-të rihapi garën falën autogolit të Bischof.

Por shpresat e të zotëve të shtëpisë për një rezultat pozitiv u shuan nga Michael Olise.

Ylli francez shënoi golin e tretë dhe atë që vulosi fitoren e Bayern, që merr sërish kryesimin e Bundesligës, me 17 pikë, po aq sa Borussia Dortmund, por me golavarazh më të mirë./abcnews.al

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›