E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryelajm te TV Klan: Çudia në Lushnjë, komunat e qeverisura nga PS fitohen prej PD-së

Ky është titulli i njërës nga kronikat e televizionit të qeverisë, që tashmë si shumë media të tjera, është rreshtuar në numërimin e komunave që fitohen nga PD. Madje për ta është lajm që kanë marrë dy komuna në Lushnje, kur ka humbur dy bashkitë, Lushnjen e Divjakën:

Përsa u përket komunave të rrethit të Lushnjës, nga 14 të tilla, 8 janë qeverisur nga të djathtët për 4 vite ndërsa rezultatet e votimeve të 8 majit janë surprize. Momentalisht, PD ka fituar në komunat të cilat kanë qenë prej 8 ose 12 vitesh të qeverisura nga të majtët. Rezultati i komunës Fiershegan ishte i papritur për socialistët.

Shkëlqim Murati, një elektriçist i zonës i PD, ka fituar përballë socialistit Bedri Hida i cili kërkonte mandatin e tretë.

Edhe Bubullima e qeverisur prej 16 vitesh nga socialistët, këtë herë është fituar nga PD.

Të pritshme kanë qenë rezultatet e fitores së PD për komunat Kolonjë dhe Remas, Krutje, Seman.

Këto komuna janë fituar nga Jakup Beqiri në Kolonjë, mandatin e dyte dhe Agin Rredhi në Remas mandatin e tretë të radhës.

PD në Lushnjë humbi komunat Grabjan dhe Allkaj.

Ardian Shurdhaqi kërkonte mandatin e katërt të tij, por që e ka humbur atë përballë Avdi Snallës, i cili ka mandatin e parë.

Po kështu, dhe Allkaj është humbur nga demokrati Petrit Maliaj i cili kërkonte mandatin e dytë dhe është fituar nga Erges Gjordeni një djalë i ri i socialistëve.

Interesant mbetet rezultati i komunës Karbunarë e vogël, i cili deri tani prej 18 vitesh është i qeverisur nga socialistët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›