E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama qytetareve Shiheni duke buzeqeshur komedine e PD-se

Kreu socialist Rama ne nje dalje per mediat prezantoi fituesin e Aleances per te Ardhmen ne Bashkine e Rreshenit Ndue Kola.

Me lejoni tju prezantoj fituesin e pare ate qe hapi rrugen per te gjithe fitoret e tjera kreun e bashkise se Rreshenit tha Rama.

Me 8 maj u ndame nga korrupsioni dhe matrapazlleku. Keto zgjedhje ishin deshmia me e mire qe veriu eshte dhe do te jete me Partine Socialiste dhe me Edi Ramen. u shpreh Ndue Kola.

Me pas Rama iu lut qytetareve qe ta shohin duke buzeqeshur komedine qe luhet nga ana e Partise Demokratike ne nje perpjekje per te fshehur deshperimin.

Rama falenderoi gjithashtu numeruesit te cilet me perkushtimin e tyre i bejne te kota orvatjet per grabitjen e votes nga ana e demokrateve.

Redaksia Online



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›