E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kryeministri Rama, ironizon kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, për çështjeve e zgjedhjeve të 25 prillit

Kryeministri Edi Rama, ka ironizuar kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, për çështjeve e zgjedhjeve të 25 prillit dhe të bashkëpunimit politik me PD-në. Me anë të një postimi në rrjetet socialiste, zoti Rama i bashkëngjit një filxhan me kafe turke duke iu kujtuar “fallin” e zgjedhjeve të 25 prillit.

“Ke një rrugë… është një me E që të bën magji… Qenka edhe një L që flet pas kurrizit tënd me këtë me “E”… Po ky me “I” ky kush është ky motra(?) ke një me “I” që vika vërdallë natën në lagje… Ja prit prit… Mos u mërzit…”, shkruan Rama. Ky është komenti ironizues i kryesocialistit që e lidh me faktin se LSI apo dhe presidenti Meta i trembet faktit të bashkëpunimit të Bashës me Ramën.  

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›