Kryeministër përgjigjju pyetjes: Kush e mban përgjegjësinë?
Të dëgjosh kryeministrin kur flet për tragjedinë e Gërdecit, vetvetiu konstatimi i parë është që ai vazhdon te evitoje fjalen: Kush e mban PERGJEGJESINE. Ja hodhi fajin minave, ato shperthejne dhe vete po ashtu si dhe fabrikat qe ndertohen vetevetiu ne zona te banuara (!). Flet dhe sillet si jashtëtokësor. Asnjë përgjegjësi nuk gjen te vetja, absolutisht asnjë gabim, asnjë faj. Nën drejtimin e këtij “të pafajshmit”, pësuam traumën e 97-s dhe nën drejtimin e tij të tanishëm, jo më larg se dje, desh na u shembën shtëpitë bash në mes të Tiranës…Kurse ai flet për gjithcka, por jo për falje dhe përgjegjësi… Madje sipas tij edhe kompania që punon aty ka “bërë punë të shkëlqyer”.Në konferencën për shtyp tha “…sasia e municioneve (sipas eksperteve) eksplozionet e medha kane ndodhur. Ata japin garanci se nuk ka vend per eksplozione te tjera te medha. Me predha po. Sasia me e madhe ka shperthyer ne eksplozionin e dyte te madhin…”. Pyetja ishte se cila ishte sasia e eksplozioneve te grumbulluara ne ate rajon, si dhe nese rrezikohet edhe kryeqyteti… Asnje shifer per sasinë nuk jep.. Zoti kryeministër, meqë asnjë aty në sallë nuk tat ha, po ta them unë: Tragjedi si e Farkës apo kjo e Gërdecit duheshin shoqëruar me dorëheqje. Situata e sigurisë në Shqipëri është katastrofike.