Qytetar Nderi për Qemal Draçinin
“Qytetar Nderi”, pas vdekjes për Qemal Draçinin, intelektualin, krijuesin, e viteve 30-të, jeta e të cilit u ndërpre padrejtësisht nga torturat e komunizmit në tetor të vitit 1947. Si shumë martirë të tjerë të dikaturës nuk ka një varr. Ndoshta një rastësi apo dhe parandjenjë, por në një prej krijimeve të tij të shkruar në vitin 1939, në skicën “Vet Vehtes”, Qemal Draçini parashikonte faktin e të mbeturit pa varr. “…zemra pushoi së rrahuni, - po, por dhe ay s’jetoi ma. E varrosën në një shkreti, larg jetës e largnjerëzve”. Nuk ishte as 15 vjeç kur u shoqërua me Qemal Stafën e Emin Durakun. Në moshën 16 vjeç e gjysmë do të ishte në bankën e të akuzuarve së bashku me anëtarë të grupit komunist të Shkodrës, ku më pas u burgos në Mbreshtan. Dy vjet më vonë, pikërisht ditën kur mbaronte maturën burgoset përsëri, këtë herë nga fashizmi. Pesë vjet më vonë, burgoset për herë të tretë, këtë radhë nga diktatura e re komuniste. Lëvroi prozën tregimtare, poezinë, prozën studimore e kritikën letrare. Qemal Draçini studioi në Itali. Në fillim të vitit 1944 arrin të botojë revistën “Fryma « së bashku me Myzafer Pipën. Në 1945 jep mësim si mësues letërsie, ekonomie politike dhe drejtësie në institutin “Donika Kastrioti” dhe në Liceun e Shkodrës. Gjatë vitit 1946 punoi për tekstet e reja të lertërsisë së shkollave të mesme në Ministrinë e Arsimit së bashku me Aleksandër Xhuvanin, Skënder Luarasin dhe Sterjo Spassen. Arrestohet pa asnjë motivicain të qartë dhe torturohet për rreth një vit. Vdiq nga torturat në moshën 25-vjeçare dhe trupi nuk dihet se ku u varros. Bashkia e Shkodrës i dorëzon titullin “Qytetar Nderi me motiviacionin “Martirit të Demokracisë, intelektualit, krijuesit, studiuesit, mësuesit të devotshëm, që sakrifikoi rininë dhe jetën për të mbajtur gjallë ndërgjegjen demokratike dhe idealet e shenjta të atdhedashurisë”.