E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministi i ri rumun, Ungureanu zëvendëson kabinetin

BUKURESHT- Kryeministri i emëruar i Rumanisë Mihai Razvan Ungureanu ka vendosur të zëvendësojë të gjithë ministrat e kabinetit qeverisës në përpjekje për një ndryshim radikal pas dorëheqjes së një ditë më parë të Emil Boc.

Ky i fundit dha dorëheqjen pas disa javë protesta në vend kundër masave të ashpra anti krizë që ka adoptuar qeveria rumune në përpjekje për të reduktuar borxhin publik. Sipas analistëve parlamenti pritet ta mbështesë 43 vjecarin, që ka qënë kreu i shërbimit të zbulimit të jashtëm të Rumanisë.

“Nuk do të jem kryeministër nesër, nuk marr votëbesimin e parlamentit nesër”- tha Ungureanu para gazetarëve.

Ish kryeministri Emil Boc ishte viktima e radhës së protestave popullore në mbarë Europën kundër masave shtrënguese ekonomike.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›