E Diel, 1 Nëntor 2026

Mosdeklarimi i pasurisë, ILDK kërkon ndjekje penale për 14 zyrtarë

Tiranë- Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka kërkuar ndjekje penale për 14 zyrtarë të cilat nuk kanë deklaruar pasurinë.Gjithashtu bëhet e ditur se për 6 zyrtarë të tjerë është kërkuar masa admistrative gjobë, kjo për shak të shkeljes së rregullave të deklarimit.

Gjyqëtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat dhe Inspektor i Drejtorisë së Tatim-Paguesve të Mëdhenj po në Berat, Mehmet Guga, janë kallzuar në prokurori për mosdeklarim të pasurisë.Sipas Gjykatës së Beratit gjyqëtari Çobo ka bërë deklarim të rremë të vlerës së apartamentit. Apartamenti është blerë 7.900.000 lekë, dërsa ai e ka deklaruar në vlerën 6.000.000 lekë. Gjithashtu ai akuzohet edhe për mosdeklarim të llogarisë bankare, pasi ajo ishte hedhur në emër të bashkëshortes.

Ndërsa Mehmet Guga akuzohet për fshehje të transaksioneve bankare me vlerë 188.500 dollarë dhe fshehje të veprimtarive private.

Përveç personave të lartpërmendur ILDK ka bërë kallzim për 12 persona të tjerë, të cilët janë kryetarë komunash dhe bashkish, shumica e të cilëve janë zgjedhur në zgjedhjeve e muajit Maj.

Ata janë:
1. Dule Koka Doganier, Kakavijë
2. Aleksandër Çela Kryetar i komunës Dardhas, Pogradec
3. Bujar Ibrahimi Kryetar i komunës Qendër-Piskovë, Përmet
4. Rrahman Demaj Kryetar i komunës Tërthore, Kukës
5. Hristo Duci Kryetar, komuna Dropull i Sipërm, Gjirokastër
6. Gjergji Doçi Kryetar i komunës Dajç, Lezhë
7. Martin Lazri Kryetar i komunës Guri i Zi, Shkodër
8. Vuksan Çardaku Kryetar i komunës Llugaj, Tropojë
9. Lekë Bibaj Kryetar i Komunës Hajmel, Shkodër
10. Jakup Sefolli Ish-Kryetar i komunës Fajzë, Has
11. Mark Ruçi Ish-Kryetar i Bashkisë Rubik
12. Kastriot Begaj Ish-Kryetar i Bashkisë, Librazhd

Ndërsa masa administrative gjobë është kërkuar për:
1. Qani Shema Kryetar, Përmbarimi Sarandë
2. Agron Selimaj Inspektor, D. R. Tatime, Fier
3. Nexhmi Torra Inspektor, D.R. Tatime, Korçë
4. Petrit Tare Drejtor, Ujësjellës-Kanalizime, Korçë
5. Mariglen Murataj Përmbarues, Përmbarimi Gjirokastër
6. Mustafa Turku Prokuror, Prokuroria e Rrethit Elbasan

Shkrime të tjera me interes:

  1. Tiranë- Rryshfet për ndërtimet pa leje, në pranga dy zyrtarë të bashkisë Tiranë- Gjatë një operacioni anti-korrrupsion të policisë së Tiranës në...
  2. Bashkia Tiranë: Pas ankesave të qytetarëve, ndjekje penale për sekserët Tiranë- Bashkia e Tiranës ka marrë këto ditë informacion nga...
  3. Ministria e Drejtësisë: 10 gjyqtarë në ndjekje penale, 14 prokurorë shkelën ligjin gjatë 2011-ës Tiranë- Ligji është shkelur gjatë vitit 2011 nga 14 prokurorë,...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›