E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministrat e BE-se, mbeshtetje per aplikimin

Kryeministri Berisha mori diten e djeshme premtimin nga kryeministrat e vendeve anetare te Bashkimit Evropian, se Shqiperia do te mirepritet gjate kerkeses se saj per te marre statusin e vendit kandidat. Po keshtu gjate takimeve qe kryeministri Berisha zhvilloi me kryeministrat evropiane, ne Forumin Ekonomik te Davosit, iu premtua edhe nje vullnet i mire nga qeverite e vendeve, per liberalizimin e regjimit te vizave per qytetaret shqiptare. Keshtu dje ne Davos, kryeministri Berisha zhvilloi takime te vecanta me kryeministrin e Belgjikes, kryeministrin e Danimarkes, Presidentin e Lituanise, Presidentin e Letonise, kryeministrin e Suedise si dhe me personalitete te tjera te politikes evropiane. Ne lidhje me integrimin e metejshme te Shqiperise dhe liberalizimin e vizave per qytetaret shqiptare, kryeministri Berisha pati mundesine te diskutonte edhe gjate nje takimi privat te zhvilluar me pranine e te gjithe kryetareve te shteteve dhe qeverive pjesemarrese ne Forumin Ekonomik te Davosit. Sipas zyres per shtyp te kryeministrit Berisha, ky takim dje zgjati mbi 4 ore, ne ndryshim nga vitet e tjera kur zgjaste vetem 2 ore. Kryeministri Berisha, i ftuar te mbante nje fjalim pershendetese gjate kesaj darke, u shpreh se Bashkimi Evropian per Shqiperine eshte nje projekt-enderr qe bazohet ne tre shtylla kryesore, si nje projekt i parezistueshem, i pandalshem dhe i pakthyeshem, qe do te ndryshoje pozitivisht petkun social te Evropes. Kreret e shteteve dhe qeverive te Bashkimit Evropian shprehen vleresimet e tyre per reformat e ndermarra ne Shqiperi dhe mbeshteten aplikimin e Shqiperise, per statusin e kandidatit. F.M


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›