E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Anetaresimi ne NATO, ne kohe per ne pranvere

Kreret e vendeve anetare te NATO-s kane dhene shpresa te mira per anetaresimin e mundshem te Shqiperise me te drejta te plota ne NATO, ne pranveren e ketij viti. Kete mbeshtetje e konfirmoi diten e djeshme ministri i Puneve te Jashtme, Lulezim Basha i cili po zhvillon takime te shumta me perfaqesues te vendeve te NATO-s, gjate Forumit Ekonomik qe po zhvillohet ne Davos te Zvicres. Ministri i Jashtem, Basha u shpreh optimist per nje anetaresim te mundshem te Shqiperise ne pranveren e ketij viti ne samitin e NATO-s qe do te mbahet Strazburg. "Ratifikimet e fundit te Protokollit te Anetaresimit te Shqiperise ne NATO na kane mbushur me optimizem se, jemi ne kohe per te arritur edhe anetaresimin e plote ne NATO, gjate Samit te Strasburgut qe do te mbahet ne pranvere", deklaroi ne nje prononcim per mediat nga Zvicra, ministri i Jashtem, Basha. Sipas tij, me ratifikimet e nje pas njeshme te ketij Protokolli nga vendet anetare te NATO-s, kuptohet edhe mbeshtetja qe keto vende i japin reformave te ndermarra nga qeveria. Per shefin e diplomacise shqiptare, ratifikimi i Protokollit te Anetaresimit nuk mund te shikohet si nje proces vetem teknik, por eshte nje besim politik qe vendet anetare te NATO-s, i japin qeverise ne konsolidimin e reformave te ndermarra. Pak dite me pare Dhoma e Perfaqesuesve te Mbreterise se Belgjikes ratifikoi Protokollin e Anetaresimit te Shqiperise ne NATO, duke u bere keshtu vendi i 19-te anetare, qe ratifikon kete Protokoll. Ministria e Puneve te Jashtme pershendeti edhe ratifikimin ne seance plenare, ne unanimitet, nga Asambleja Kombetare e Republikes se Frances te Protokollit te Anetaresimit te Shqiperise ne NATO, duke i hapur rrugen ratifikimit nga ana e Senatit francez ne date 4 shkurt, si dhe inicimin e procedurave te ratifikimit te ketij Protokolli, nga ana e Parlamentit te Republikes se Sllovenise, pavaresisht bllokimit per shkak te perplasjeve me Kroacine per kufijte.

19 Vende Kane ratifikuar ne parlamentet e tyre Protokollin e Anetaresimit te Shqiperise ne NATO. Tashme pritet qe te ratifikohet edhe nga 7 vendet e tjera, anetare te kesaj aleance te rendesishme ushtarake dhe politike.

3 Prilli i vitit te kaluar, data kur Shqiperia se bashku me Kroacine moren statusin e vendit kandidat per anetaresimin ne NATO. Pak muaj me vone mes ketyre vendeve dhe NATO-s u nenshkrua Protokolli i Anetaresimit.

Samiti

Ne fillim te muajit prill te ketij viti, do te zhvillohet ne Strasburg, Samiti i radhes i NATO-s. Ky Samit pritet te kete nje rendesi te vecante per faktin se kjo organizate do te festoj edhe 60-vjetorin e krijimit te saj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›