E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthen gazi, nene e bir ne spital

BERAT- Nene e bir kane perfunduar ne spital me djegie te renda ne trup, ndersa ndodheshin ne shtepine e te afermit te tyre, nje sobe per ngrohje me gaz ka shperthyer. Ngjarja e rende mesohet se ndodhi pasditen e sotme ne fshatin Gorican te rrethit te Beratit. Fiqirete Marra 58 vjece, se bashku me djalin e saj 20 vjec, Ervisin, mesohet se kane qene pasditen e djeshme ne banesen e te afermit te tyre Musa Hoxha, ne fshatin Gorican. Gruaja se bashku me djalin e saj, banore te fshatit Strum ne rrethin e Fierit sapo kishin shkruar ne banesen e familjes Hoxha, kur ka shperthyer nje bombol gazi e vendosur per ngrohje ne qender te shtepise. Pajisja me gaz mesohet se ishte vendosur per t'u ngrohur, por dyshohet se si rezultat i rrjedhjes se gazit ajo ka shperthyer duke plagosur rende Fiqirete Marren dhe djalin e saj, nderkohe qe personat e tjere, banoret e shtepise kane pesuar vetem demtime te lehta. Shperthimi i pajisjes me gaz mesohet se ka ndodhur rreth ores 18:00 dhe ka vene ne alarm familjaret Hoxha dhe komshinjte e tyre. Me ndihem e ketyre te fundit eshte bere i mundur transportimi i te plagosurve drejt spitalit te Beratit. Gruaja dhe djali i saj kane mberritur me plage te renda ne trup ne repartin e Kirurgjise, ku kane marre ndihmen e pare shendetesore. Ata kane pesuar djegie te grades se trete ne pjese te ndryshme te trupit dhe jane derguar per ndihme me te specializuar prane repartit te Djegieve ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza", ne Tirane. Me djegie te lehta ka perfunduar ne spital dhe kryefamiljari Musa Hoxha, i cili ndodhet jashte rrezikut per jeten. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur me pas ekspertet e policise, qe kane nisur hetimet rreth kesaj ngjarje. Nga deklarimet e personave te ndodhur ne banese, por dhe hetimeve te para eshte mesuar se shperthimi i bomboles se gazit, ka ardhur si rezultat i derdhjes se gazit te lengshem dhe ne kohen qe ajo eshte ndezur, ka shkaktuar shperthimin.

E. Azizoli

Plaget

Ata kane pesuar djegie te grades se trete ne pjese te ndryshme te trupit dhe jane derguar per ndihme me te specializuar, prane repartit te Djegieve ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza", ne Tirane.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›