E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet duke vjedhur, rrihet

Ka shkuar per te vjedhur ne nje banese dhe eshte kapur mat prej dhendrit te pronarit te baneses. Ai nuk e ka denoncuar ne polici por e ka rrahur, duke e lene me pas te lire. Autori i vjedhjes ka shkuar ne shtepine e tij, ka marre ciften qe mbante me leje babai i tij. Ai i ka zene prite personit qe e rrahu, duke e qelluar me per ta vrare, nderkohe qe dhendri po kalonte me makine per t'u kthyer ne shtepine e tij, ne mengjesin e djeshem. Ne pranga eshte vene Florand Drizaku 24 vjec banor i Libofshes, pasi ne oret e vona te dy diteve me pare ka hyre ne banesen e Pandeli Dakes, ne fshatin Metaj te komunes Libofshe. Aty eshte perballur me dhendrin, i cili e ka rrahur por jo denoncuar, per tentativen e vjedhjes. Me pas hajduti duke dashur te hakmerret e ka qelluar me cifte, por fisheket nuk e kane prekur.

Xh. B


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›