E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha vendos mbishkrimin në monumentin “Newborn”

Në vijim të vizitës në Kosovë, kryeministri Berisha u ndal sot në monumentin që simbolizon lindjen e shtetit të ri të Kosovës “Newborn”. Kryeministri Berisha, i cili u prit me brohoritje dhe entuziazëm nga qytetarët e Prishtinës, si dhe grupi i të rinjve realizues të kësaj vepre, vendosi firmën e tij në këtë monument.

Duke falënderuar kryeministrin për vizitën, qytetarët e Prishtinës u shprehën se ai e mbajti premtimin për të lënë mbishkrimin e tij mes qindra e mijëra mbishkrimeve të qytetarëve, në shenjë mirënjohje për pavarësinë e Kosovës.

Duke përgëzuar krijuesit e veprës, për punën e tyre të mrekullueshme, kryeministri u shpreh se ky monument ka medaljen e artë në zemrën e çdo shqiptari.

Në shenjë nderimi dhe respekti grupi realizues i dhuroi Kryeministrit Berisha një fotografi artistike të “ Newborn”


07/10/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›