E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret një delegacion të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës

Kryeministri Berisha priti sot një delegacion të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, të kryesuar nga ministri, zoti Memli Krasniqi.

Kryeministri Berisha, duke e vlerësuar kulturën një nga fushat kryesore të emancipimit, tha se të dy vendet tona kanë mundësi të mëdha bashkëpunimi dhe organizimi të veprimtarive të përbashkëta në fushën e kulturës popullore, të trashëgimisë kulturore, të artit, etj.. Në këtë kontekst, Kryeministri vlerësoi edhe çeljen sot, në Tiranë të ekspozitës së piktorit të shquar nga Kosova, Muslim Mulliqi.

Kryeministri Berisha tha se është e domosdoshme, veçanërisht për rininë, ruajtja e traditave më të mira të kombit tonë, përmes promovimit të këtyre vlerave, sikurse janë këngët popullore, vizitat në kështjellat dhe muzetë e ndryshme në të dy vendet, veprimtaritë sportive, etj..

Ministri Krasniqi falënderoi Kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen për zhvillimin e kulturës. Kryeministri dhe ministri Krasniqi u shprehën për intensifikimin e përpjekjeve të përbashkëta për të zgjeruar bashkëpunimin në fushën e kulturës dhe shtimin e veprimtarive rinore.


06/04/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›