Kryeministri Berisha takon Lordin Watson të Richmond
Kryeministri Berisha priti në një takim Lordin Watson të Richmond. Duke falenderuar për mikpritjen, Lordi Watson i Richmond, përgëzoi qeverinë shqiptare për arritjet e saj, si në fushën ekonomike ashtu edhe në proçesin e integrimit në BE. Lordi Watson shprehu entuziasmin e tij për nismat e qeverisë në lidhje me përhapjen e gjuhës angleze dhe e siguroi Kryeministrin se ai dhe qeveria e tij do të mbështesin proçesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Gjatë takimit me Lord Watson të Richmond, Kryeministri Berisha shprehu angazhimin e qeverisë për të shtuar rradhët e studentave anglisht folës. Gjithashtu Kryeministri njoftoi Lordin Watson për iniciativën e qeverisë kundrejt përfshirjes së TOEFL në çdo Diplomë Master-i të Nivelit të Parë.
Më tej, Kryeministri shpehu interesin e qeverisë shqiptare për bashkepunim të ngushtë me qeverinë e re Britanike.
18/05/2010