Kryeministri Berisha inauguron Fabrikën Gas Power e firmës RM Group, investim privat me vlerë 6 milion euro

Kryeministri Berisha mori pjesë sot në inaugurimi i Fabrikës Gas Power i firmës RM Group. Ky investim privat, i cili merret me mbushjen e bombulave të gazit kap shifrën prej 6 milion euro dhe është i vendosur në zonës e Spitallës në Durrës.
Kryeministri Berisha, falenderoi pronarin e kësaj fabrike për investimin e bërë, i cili brenda dy viteve ka punësuar 200 punonjës dhe eksporton 70 përqind të prodhimeve të tij, në rajon dhe më gjërë.
Gjithashtu kryeministri Berisha e përgëzoi pronarin e fabrikës për kurajën, për vendimet e drejta dhe e garantoi se qeveria do të bëjë gjithçka për suksesin e biznesit të tij dhe bizneseve të tjera në Durrës dhe në mbarë Shqipërinë. “Sot fabrika që inauguruam plotëson nevojat e vendit, të cilat para ndërtimit të saj plotësoheshin të gjitha me import dhe në këtë mënyrë konsumatori shqiptarë do të ketë mundësi të marrë prodhime vendi, të cilat gjithmonë janë të një çmimi më të arsyeshme sesa ato që importohen. Në këtë mënyrë qytetari shqiptarë do të ketë mundësi të përdorë më gjerësisht gazin për ngrohje dhe për gatim, i cili në çdo rrethanë është qartësisht më i rëndësishëm sesa burimet e tjera të ngrohjes dhe të energjisë”, - u shpreh kryeministri Berisha.
Gjatë fjalës së tij Kryeministri Berisha theksoi:
“Të dashur punëtorë, inxhinierë, teknikë të fabrikës së re që sapo inauguruam.
Zoti president i fabrikës.
Të dashur qytetarë të pranishëm në këtë ngjarje të rëndësishme për Durrësin dhe vendin në tërësi.
Kjo është një histori e vërtetë suksesi. Presidenti i kompanisë më informoi se në dy vite punë, ka ngritur këtu një biznes të shkëlqyer, ka punësuar 200 qytetarë dhe eksporton 70 përqind të prodhimeve të tij, në Rajon dhe më gjërë. Unë dua ta përgëzoj për kurajën, për vendimet e drejta dhe dua ta garantoj se qeveria do të bëjë gjithçka për suksesin e biznesit të tij dhe bizneseve në Durrës dhe në mbarë Shqipërinë. Sot fabrika që inauguruam plotëson nevojat e vendit, të cilat para ndërtimit të saj plotësoheshin të gjitha me import dhe në këtë mënyrë konsumatori shqiptarë do të ketë mundësi të marrë prodhime vendi, të cilat gjithmonë janë të një çmimi më të arsyeshëm sesa ato që importohen. Në këtë mënyrë qytetari shqiptarë do të ketë mundësi të përdorë më gjerësisht gazin për ngrohje dhe për gatim, i cili në çdo rrethanë është qartësisht më i rëndësishëm sesa burimet e tjera të ngrohjes dhe të energjisë.
Zonja dhe zotërinj.
Lulëzimi i bizneseve dhe suksesi i tyre, përbën themelin e politikës sonë ekonomike. Në këtë kontekst ne kemi bërë çdo gjë, për të ulur mbi bizneset barrën fiskale. Ulja e taksave për bizneset, do të thotë liri më e madhe për ta, do të thotë mundësi më e madhe investimi për ta, do të thotë krijim i vendeve më të shumta të punës për qytetarët, do të thotë rroga më të mira për punëtorët dhe ne do të vazhdojmë. Presidenti i kompanisë jam i sigurtë që të gjitha makineritë e fjalës së fundit i ka sjellë duke paguar TVSH, por tani ka një ndryshim të madh, çdo makineri tjetër që do të sjellë grupi investuar dhe jo vetëm ky grup, por çdo investitor tjetër, do të vijë pa TVSH në Shqipëri. Çdo material që do të vijë do të jetë pa TVSH për bizneset. Ne hoqëm TVSH, por hoqëm dhe tatimin mbi të ardhurat personale, për të gjithë punonjësit me rrogë nën 30 mijë lekë. Ne deklarojmë se kjo nuk është përfundimtare. Jo. Ne jemi forca politike e taksave të ulëta, sepse besojmë se paratë në kontot e qytetarëve janë më të dobishme për qytetarët, për shoqërinë, për vendin në tërësi. Kjo politikë funksionoi. Bizneset e vogla u rriten me 80 përqind, bizneset e mesme dhe të mëdha u rriten me 200 dhe 300 përqind, por ne duam të rriten shumë më tepër, ambicia jonë është e madhe. Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për punësimin e çdo qytetari shqiptarë, që dëshiron të punojë. Ka një alternativë tjetër, alternativa e mashtrimit. Dëgjojeni se çfarë thotë. Me uljen e taksave që do të bëjmë ne, çdo qytetar do të ketë në muaj 40 mijë lek kursim! I nderura zotëri, a jeton ti në Shqipëri apo jo. A e di se rroga mesatare në këtë vend gjithsej është 50 mijë lekë!? Po ata të cilët marrin sot 40 mijë lek, nga do e nxjerrin 40 mijëshin tjetër në muaj, apo spekulon me lek të reja e lekë të vjetra duke dëshmuar se nuk ke një gram zyrtari dhe politikani. Nuk mund të paraqitesh para qytetarëve, njëherë ne të vjetra dhe njëherë me të reja, sepse ata pastaj të vene vulën siç e meriton dhe të lënë në autobuzin mavi edhe për dekada të udhëtosh me të.
Në përpjekjen tonë për të ndihmuar bizneset ne vendosëm që çdo i ri i punësuar të jetë pa taksa për tre vite dhe qeveria të paguajë sigurimet dhe të paguajë të gjitha ato që i paguante sipërmarrësi. Ne vendosëm të vazhdojmë krijimin e zonave industriale, të cilat do të jenë qendra të fuqishme punësimi dhe ju garantoj juve se Porto Romano, do të jetë një nga gjeneratorët më të fuqishëm të i krijimit të vendeve jo vetëm në Durrës, por për mbarë Shqipërinë. Kjo është alternativa jonë. Nga alternativa tjetër ju mund të dëgjoni nga mëngjesi deri në darkë vetëm sharje kolektive, këta janë skllevër, ata janë injorantë, këta janë dele, ata janë bandit, por gjuha e fyerjes kolektive është gjithnjë e pa pranueshme. Nuk fyhet kolektivisht kurrë një njëri i qytetëruar. Njeriu i qytetëruar përmbahet ndaj çdo fyerje po veçanërisht nuk e bën veten kurrë fyerjen kolektive dhe inatin kolektive. Le ta lëmë se të gjithë këtë frymëzim e ka nga autobuzi mavi, ai nuk jeton në Shqipërinë reale, ai nuk ndjek Shqipërinë si ecën. Shqipërinë e zhvilluar. Gjithçka brenda autobuzit zhvillohet në një botë jo reale në një botë të gënjeshtërt, në një botë që urrehet dhe kjo është fatkeqësi e madhe dhe ne nuk e çlirojmë dot atë.
Vota e qytetarëve shqiptare me 23 qershor është ilaçi absolut, është antidodi më i shkëlqyer për mashtrimet, nihilizmin dhe akuzat e shokut të autobuzit.
Ndaj dhe le të ecim përpara votoni 44.
Përpara për biznese të reja, për suksesin e bizneseve, për Durrësin e zhvilluar.
Urime zoti president për këtë investime të mrekullueshëm, që i kë bërë Durrësit dhe Shqipërisë.
08/06/2013