E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, Rahman Mustafayev me rastin e marrjes së detyrës

Kryeministri Berisha priti ambasadorin e Azerbajxhanit për Shqipërinë Rahman  Mustafayev   me rastin e marrjes së detyrës.  Në takim u vlerësuan  marrëdhëniet e mira e miqësore midis të dy vendeve dhe popujve dhe u rikonfirmua vullneti  i të dy vendeve dhe qeverive, për të zgjeruar dhe thelluar edhe më tej ato në të ardhmen.

Në veçanti  fushat e shkëmbimeve kulturore, tregtare ekonomike, sektori energjetik dhe mbështetja e  infrastrukturave të lidhura me të, si edhe  nxitja e investitorëve nga të dy vendet, për investime të ndërsjella, u vlerësuan  si  hapësira shumë të rëndësishme për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe u ripohua nevoja dhe vendosmëria e dy qeverive, për të ndërtuar kuadrin më të mirë ligjor për të mbështetur këtë bashkëpunim.

Gjithashtu, u ra dakord për rëndësinë e intensifikimit të kontakteve dhe dialogut në nivelit më të larta, çka do ti shërbejë forcimit të mëtejshëm të lidhjeve midis të dy popujve miq, si dhe nxitjes së bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.


30/03/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›