E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Bashkia e Tiranës po mban peng Planin e Përgjithshëm Urbanistik të kryeqytetit

Kryeministri Berisha përuroi sot rrugën Jeronim de Rada dhe monumentin e  kulturës “Truma e dugajve të reja” në qytetin e Shkodrës, investim me vlerë 12 milionë lekë.

Duke vlerësuar këtë vepër të viteve 1870, i cili ka qenë burimi ku kanë shuar etjen kalimtarët, Kryeministri Berisha tha se Bashkia e Shkodrës e riktheu këtë monument në vlerë të qytetit.
“Kryetari i Bashkisë së Shkodrës pasi ka vendosur këtu standarde 18 herë më të përshtatshme për biznesin se sa kryetari i Bashkisë së Tiranës po bën restaurimin e vërtetë të qytetit po i rikthen Shkodrës vlerat e saj bashkë me arkitektët, me punëtorët, të cilët unë i përgëzoj. Nga ana tjetër nuk mund të mos rri pa denoncuar sot qëndrimin që mban zoti Rama ndaj Planit Rregullues të qytetit të Tiranës”, u shpreh Kryeministri.


Kryeministri tha se

 “Nuk e dorëzon atë pasi nuk do që qytetarët e Tiranës të zhvillojnë qytetin e tyre në përputhje me një plan të miratuar, por do ta përdorë llokma për kompanitë e tij të mediave dhe kompani të tjera me të cilat ndan fitimin. Edhe njëherë nga Shkodra i kërkoj në mënyrë të prerë të dorëzojë Planin e Përgjithshëm Urbanistik të kryeqytetit. Plani urbanistik nuk është pronë as plaçkë e tij, por është pronë e qytetarëve të Tiranës dhe e mbarë shqiptarëve  që kanë në Tiranë kryeqendrën e vendit”, vlerësoi Kryeministri.   


13/03/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›