Kuvendi u mblodh në seancë plenare dhe miratoi emërimin e Ardian Turkut, në detyrën e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Kuvendi u mblodh në seancë plenare ditën e enjte , më 12 Mars, ora 10:00, nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli dhe procedoi me këtë rend dite.
1. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (deri 60).
2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 9.03.2009.
3. Projektligj Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut, për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal, për tatimet mbi të ardhuarat dhe kapitalin.
4. Projektligj Për disa shtesa në ligjin nr.9235, datë 29.7.2004, Për kthimin dhe kompensimin e pronës, të ndryshuar.
5. Dekret nr. 6081, datë 05.03.2009 Për shkarkim nga detyra të Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve .
6. Dekret nr. 6082, datë 10.03.2009 Për emërimin e z. Ardian Turku në detyrën e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Jashtë rendit të ditës deputetët diskutuan për çështje të ndryshme, si projektet në infrastrukturë, politika e jashtme, fushata politike e opozitës nëpër rrethe, përvjetori i incidentit të Gërdecit, etj Deputetët miratuan të gjitha pikat e përfshira në rendin e ditës, si dhe ngritjen e Komisionit të Posaçëm për mbikqyrjen e procesit të pajisjes së shtetasve, me karta Identiteti.