Presidenti Topi takohet dhe komunikon me banorë të qytetit të Burrelit.

13 mars 2009
Presidenti i Republikës, Bamir Topi zhvilloi sot një vizitë pune një ditore në qytetin e Burrelit. Një mirëseardhje e ngrohtë Kryetarit të Shtetit iu urua nga Kryetari i Bashkisë, Skënder Lleshi, Kryetari i Këshillit të Qarkut Besnik Murati, Prefekti i Dibrës, Xhaferr Seiti, deputetët e zonës Ndue Shpani, Sali Shehu, Idriz Gjumara dhe Rasim Kaleci, përfaqësues të tjerë të pushtetit vendor, intelektualë dhe personalitete të jetës kulturore dhe shoqërore të këtij qytetit. Në një atmosferë entuziaste, Presidenti Topi është takuar dhe është përshëndetur nga afër me qytetarë që kishin dalë për ta pritur në sheshin kryesor të qytetit. Në fjalën e tij përshëndetëse drejtuar banorëve, Presidenti i Republikës u shpreh:
“Përshendetje të nderuar banorë të qytetit të Burrelit dhe të krahinës së Matit,
I nderuar z. Kryetar i Bashkisë,
Të nderuar zotërinj deputetë,
Është një kënaqësi e veçantë që ndodhem këtu midis jush dhe së pari dëshiroj t’ju falënderoj për këtë mikëpritje që është tradicional në këtë qytet, në këtë zonë. Kjo mikëpritje i është rezervuar gjithmonë përfaqësuesve të shtetit shqiptar, pavarësisht nga cilësia që kanë ardhur këtu, kështu që dëshiroj t’ju përshëndes ju dhe nëpërmjet jush familjet tuaja dhe dëshiroj t’ju them që, ashtu siç ka dalë kjo ditë e bukur sot dhe jo më shumë se tre javë pas kësaj, Shqipëria do të futet dhe do të jetë anëtare me të drejta të plota në NATO. Vite më parë ky eveniment që unë sot e shpreha do të ishte i paimagjinueshëm, kjo do të thotë që Shqipëria gjatë këtyre viteve patjetër ka bërë progres dhe do të jetë pjesë e progresit dhe këtu është dhe kontributi juaj si qytetarë të denjë të një vendi që inspiron të integrohet në familjen euroatlantike. Unë dhe të gjithë të tjerët kemi respekt për këtë zonë, për historinë e saj, për figurat që ka nxjerrë kjo zonë dhe pavarësisht nga këndvështrimet e ndryshme, njeriu si i vetëm, por natyrisht dhe institucionet e kanë detyrim që të vlerësojnë historinë ashtu siç ka ndodhur. Kjo është padyshim detyrë e institucioneve, është detyrë e historianëve, por një gjë mund t’jua them, që juve keni nxjerrë figura të ndritura në këtë zonë, patriotë, njerëz të ndershëm dhe besoj është rasti ta them që juve keni nxjerrë dhe Ahmet Zogun, i cili ka vendosur themelet e shtetit shqiptar.
Është shumë e rëndësishme pavarësisht nga këndvështrimet tuaja politike të dihet dhe të ruhet harmonia, sepse nuk ka gjë më të rëndësishme sesa harmonia midis njerëzve të thjeshtë, midis qytetarëve, sepse vetëm nëpërmjet harmonisë, dhe kjo është traditë e popullit shqiptar, këtu jetojnë fe të ndryshme, njerëz që mund të kenë bindje të ndryshme, por që tek e fundit janë njerëz që dëshirojnë të jetojnë të qetë në harmoni dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre. Unë kam besimin e plotë që populli i Matit, i Burrelit, ka ditur të kalojë traumat e veta që janë të lidhura me episode të ndryshme gjatë viteve, por që jam i bindur se sot është i sigurt në të ardhmen e vet.
Unë sot vij këtu me cilësinë e Presidentit të Republikës. Natyrisht në këtë foltore kam ardhur dhe herë të tjera vite më parë me një cilësi tjetër, por gjithmonë me mendimin dhe besimin për t’i shërbyer popullit shqiptar dhe institucioneve të shtetit. Sot, sfida më e madhe për vendin tonë është padyshim ajo që ka të bëjë me institucionet dhe një ndër institucionet më të rëndësishme është institucioni i drejtësisë. Unë ruaj kontakte të shpeshta, të drejtpërdrejta nëpërmjet letrave dhe informacioneve dhe me popullin e zonës tuaj, dhe natyrisht që është një shqetësim i madh çështja e drejtësisë. Ka qenë objekt i diskutimit gjatë gjithë kësaj periudhe dhe sfida më e madhe ajo që unë po mundohem të përballoj së bashku me aktorët e tjerë institucionalë dhe politikë, është vendosja e sistemit të drejtësisë në pozicionin kushtetues që i takon dhe i pavarur totalisht nga të gjitha influencat, qofshin këto politike apo ekonomike dhe ky institucion kaq i rëndësishëm duhet të jetë në funksion të qytetarëve të thjeshtë në mënyrë që ai të bindet, se ne do të ndërtojmë në mënyrë definitive shtetin e së drejtës, shtetin që të jetë në funksion të qytetarëve pavarësisht ku ato jetojnë nëse jetojnë në Tiranë, në kryeqytet, nëse jetojnë në Burrel, nëse jetojnë nëpër fshatrat e Matit, pra kudo që ata jetojnë, të kenë bindjen që janë të mbrojtur nga shteti ligjor. Padyshim një sfidë tjetër shumë e rëndësishme që është pjesë e vëmendjes së institucioneve është decentralizimi i pushtetit. Gjatë këtyre viteve janë bërë hapa të rëndësishme përpara në këtë drejtim. Unë besoj që në të ardhmen më shumë vëmendje do të ketë edhe në zonën e Matit, sepse është një zonë vërtet e vogël, por nga ana tjetër ka resurse të mëdha. Unë i bëj një thirrje të gjithë biznesmenëve, intelektualëve, të cilët kanë shfrytëzuar pozitivisht lëvizjen e lirë për të shkuar në Tiranë apo diku tjetër, të mos të harrojnë Burrelin, të mos të harrojnë Matin, t’i japin mundësi resurseve ekonomike që në bashkëpunim me institucionet të bëjnë të mundur që, edhe në Burrel, edhe në zonën e Matit të ketë progres të shpejtë.
Në fund të kësaj përshëndetjeje të shkurtër do të doja t’ju bëja një thirrje: Në 28 qershor janë zgjedhjet e përgjithshme politike. Unë ju bëj thirrje që të bëheni pjesë masivisht në këto votime dhe kusht paraprak që të merrni pjesë natyrisht që është pajisja me kartat e identitetit, që janë shumë të rëndësishme për çdo person. Duhet patjetër që të merrni pjesë në këtë eveniment shumë të rëndësishëm që ka të bëjë me administrimin e fateve tuaja, pastaj gjithësecili ka bindjet e veta politike. Unë ju falënderoj për këtë mikëpritje dhe natyrisht që do të jem në një bashkëbisedim nga afër me përfaqësues të pushtetit vendor, por për të trajtuar problemet e drejtpërdrejta që ju keni dhe që keni nevojë t’ia transmetoni dhe Presidentit të Republikës. Faleminderit!
Në vijim, i shoqëruar nga personalitetet e sipërpërmendura dhe nga anëtarë të kabinetit të tij, Presidenti Topi iu drejua godinës së Bashkisë së Burrelit, ku zhvilloi një takim me anëtarë të Këshillit Bashkiak, në të cilin ishin të pranishëm dhe drejtues të tjerë të institucioneve vendore, intelektualë, biznesmenë etj.