Kryeministri Berisha: Buxheti i vitit 2009 shmang fragmentarizmin
-Nga 3000 projekte që u gjetën në buxhetin e vitit 2005, në këtë buxhet përfshihen më pak se 1000 projekte
Në vijim të diskutimit të projekt-buxhetit për vitin 2009, Kryeministri Berisha u shpreh se një specifikë e veçantë e këtij buxheti është përqëndrimi i tij në projekte të rëndësishme më shumë dhe shmangia e fragmentarizmit absurd që i bëheshin parave taksapaguesve shqiptarë në mijëra e mijëra projekte. “Specifika e këtij buxheti qëndron në përqendrimin e tij në projekte të rëndësishme më shumë se çdo vit tjetër. Qeveria i dha fund praktikave të fragmentimit absurd në mijëra e mijëra projekte, të parave taksapaguesve shqiptarë”, u shpreh Kryeministri.
31/10/2008