E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Buxheti për vitin 2009 i akordon qeverive vendore 37 % më shumë fonde

- Në këto tre vjet qeveria u ka dhënë qeverive vendore më shume se qeveritë socialiste në 2001-2004

Kryeministri Berisha u shpreh gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, se buxheti i vitit 2009 bën të mundur që qeveria qendrore t’u akordojë qeverive vendore rreth 37 përqind më shumë financime.

“Ky buxhet bën të mundur rritjen me 37 përqind të financimit të qeverive vendore nga qeveria qendrore. Mund t’ju them se vetëm në vitin 2009 ne japim nga buxheti qendror më shumë sesa ç’kanë dhënë qeveritë socialiste në vitet 2001-2004. Në një vit ne japim aq sa kanë dhënë ato qeveri në katër vjet. Kjo përbën një risi madhore në procesin e decentralizimit”, u shpreh Kryeministri.


31/10/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›