E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Do të investojmë për urbanizimin e plotë të zonës së Paskuqanit

Kryeministri Berisha mori pjesë sot në inaugurimin e fillimit të punimeve për unazën e re të Paskuqanit, një investim i buxhetit të shtetit, me vlerë 130 milion lekë. Në këtë inaugurim ishte i pranishëm Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi, deputetë të zonës, përfaqësues të pushtetit vendor, etj. 


Kryeministri theksoi se investimi i qeverisë për unazën e Paskuqanit, synon ndërtimin e një rruge të re të standardeve më të mira, me trotuarë, ndriçim, me gjatësi 6 kilometra.
“Ne investojmë në Paskuqan dhe kudo për një urbanizim të plotë të kësaj zone, të cilën banorët e kanë shndërruar në një zonë vilash, në një nga zonat më të bukura të Tiranës“, u shpreh Kryeministri Berisha.


28/03/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›