E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit: 'Edvin Rama, individi që nuk përshëndeti votimin e paketës të anëtarësimit të Shqipërisë në Nato".

  Një ditë pas votimit të paketës ligjorë të anëtarësimit të Shqipërisë në Nato me  unanimitet të plotë në Kuvend,Kryetarja e Kuvendit,Jozefina Topalli  ka shprehur qëndrim e saj ndaj Kryetarit të opozitës:I vetmi njeri që nuk u gëzua ditën e djeshme,por  vetëm nxinte"-ishte Edvin Rama.
Nga komuna e Blinishtit të Lezhës  gjatë turit Nato- Ne mbajtëm premtimin " ,Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli  shprehu keqardhje  se: "Partia Socialiste drejtohet  nga një njeri  i cili sështë asgjë më shumë sesa një dispeçër korrupsioni dhe një sekser i lejeve të ndërtimit.   Dje shqiptarët patën rastin të ndiqnin në  një debat televiziv, një individ që  thoshtë "asgjë", një individ  që shprehte hiç, theksoi individ sepse të gjithë deputetët e tjerë dhe çdo socialist i thjeshtë që ata përfaqësojnë janë njerëzit më krenar të anëtarësimit të Shqipërisë në Nato-u shpreh Kryetarja  e Kuvendit .   Duke shprehur se  maxhoranca e djathtë ka fituar garën e anëtarësimit në Nato Kryetarja e Kuvendit  tha :
Anëtarësimi i Shqipërisë në Nato ka një domethënie  të jashtëzakonshme.Siç u shpreh ajo ky ishte  ishte një besim i dhënë nga qeveritë, parlament, senatet e 26 vendet anëtare,të kësaj aleance të mrekullueshme dhe ky besim  do të thotë  se Amerikanët,  Francezët, Gjermanët,Kanadezët, besuan tek secili prej nesh, tek çdo qytetar, çdo grua,çdo  burrë, për forcën dhe energjinë, për vizionin me të cilin ata transformuan vendin e tyre Shqipërinë në një mënyrë marramendëse.     Duke cilësuar seancën e djeshme si një ditë historike  Kryetarja e Kuvendit,Jozefina Topalli  tha që :" Anëtarësimi në Nato ishte ëndrra e babait tim, e nënës sime, e prindit të   secilit prej  nesh,e çdo shqipëtari kudo që është në Shqipëri apo jashtë kufijve të saj.   Ne premtuam se  do ta ndryshojmë Shqipërinë dhe atë e bëmë, duke shtruar rrugët , duke rritur  rrogat e arsimtarëve etj. 
Ne  thamë që do luftojmë korrupsionin  dhe kemi patur rezultate të jashtëzakonshme  të vlerësuar nga Transparenc Internacional dhe nga  institucione   të rëndësishme  ndërkombëtare, nga mbledhjet e ministrave të jashtëm,dhe beteja jonë e luftës kundër korrupsionit  gjatë këtyrë 4 viteve nuk ka qenë e lehtë- deklaroi Kryetarja e Kuvendit  në komunën  e Blinishtit.    
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›