Lulzim Basha zgjidhet kryetar i ri i PD-së
Berisha uron Bashën: Mbështetje plebishitare nga anëtarësia e PD
Lulzim Basha zgjidhet kryetar i Partise Demokratike. Pak minuta me pare eshte mbyllur numerimi i votave të të gjithë atyre që votuan për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Pas numërimit të të gjitha kutive të votimit rezultoi se Basha ka fituar 80.38 përqind të votave të anëtarësisë së PD-së ndërsa vetëm 19.61% të votave kanë shkuar në favor të kandidatit tjetër Sokol Olldashi. Numërimi nisi rreth orës 3:30 të mengjesit të sotëm dhe u zhvillua në ambientet e pallatit të Kongreseve në Tiranë. Pritet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Partisë Demokratike të certifikojë rezultatin për të bërë më pas publik fitoren e Bashës. Ishin 10 grupe pune qe nisën hapjen e kutive dhe numërimin e fletëve të votimit. Secili grup ishte i përbërë nga 4 anëtarë, dy të zgjedhur nga Kryesia e Partisë Demokratike ndërsa dy të tjerët të zgjedhur respektivisht nga dy garuesit, Basha dhe Olldashi.
Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve për kryetarin e ri të PD:
Numri i Anëtarëve që kanë votuar: 41 532 anëtarë
Fletë Votimi të papërdorura: 78 468
Fletë Votimi të Dëmtuara: 0
Fletë Votimi të Gjetura në Kuti: 41 532
Vota të Pavlefshme: 252
Vota të Vlefshme: 41 280
Shpërndarja e votave të vlefshme:
Lulzim Xhelal BASHA: 33 220 vota
Sokol Vangjel Olldashi 8 060 vota
Në Facebook, Berisha uron Bashën: Urimet më të përzemërta kryetarit të ri të PD-së
Kryeministri Sali Berisha ka uruar kryetarin e sapozgjedhor të Partisë Demokratike. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha i uron suksese Lulzim Bashës dhe fton për përkushtim për një fillim të ri të Partisë Demokratike. “Te dashur miq, ju ftoj te urojme te gjithe se bashku sukseset me te medha kryetarit te ri te PD, z.Lulzim Basha, i cili u zgjodh dje me nje mbeshtetje plebishitare nga anetaresia e PD. Lulzim Basha eshte historia e suksesit te te riut shqiptar ne liri dhe qe i ka bere sherbime te çmuara PD, vendit dhe kombit te tij. Ju ftoj te punojme fort e me perkushtim nen udheheqjen e liderit tone per nje fillim te ri e te fuqishem te PD, vendimtar per fitoren e ardhshme te saj, integrimin dhe zhvillimin e Shqiperise!”-shkruan Berisha.
Mbi 100 mijë anëtarë të Partisë Demokratike votuan për të zgjedhur kryetarin e tyre të ri
105 mijë anëtarë të Partisë Demokratike me kartën dixhitale në dorë shoqëruar me paspaortë biometrike apo kartë identiteti iu drejtuan kutive të votimit për të zgjëdhur mes Lulzim Bashës dhe Sokol Olldashit kryetarin e tyre të ri. Një ndër 54 qendrat e votimit u vendos në Partinë Demokratike, ku do votonin edhe deputete apo anëtarët e Këshillit Kombëtar. Edhe këtu si në disa qendra të tjera pati demokratë që nuk e gjenin emrin në listën e votimit, por nga Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Jozefina Topalli procesi u vlerësua si dinjitoz dhe standard në politikën shqiptare. Votën e tij kandidati tjetër Sokol Olldashi vendosi ta japë rreth orës 19, në minutat e fundit para mbylljes që procesit të votimit, atëherë kur pjesa dërrmuese e anëtarësisë të ketë bërë zgjedhjen e saj. Numërimi i fletëve të votimit nis pasi të mbërrijnë në Tiranë të gjitha kutitë e rretheve. Në hollin e Pallatit të Kongresve do të ngrihen dhjetë grupe numërimi me nga katër anëtarë.
...