E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi: Procesi i deformuar (?!)

23-07-2013 / Gazeta 55

“Shumë anëtarë nuk votuan se nuk kishin emrat në listat”

Në një deklaratë për mediat pas humbjes në zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi deklaroi se këto zgjedhje u zhvilluan përmes një procesi të deformuar, pasi shumë anëtarë nuk votuan se nuk kishin emrat në listat, të cilat sipas tij në asnjë moment nuk u vunë në dispozicion. “Përzgjedhja e kreut te ri te PD u bë përmes një procesi të deformuar. Nuk u qartësua transparenca e listave dhe nuk u vunë ne dispozicionin. Ditën e votimit mijëra demokratë nuk gjeten emrin në lista. Procesi që mu premtua se do ishte jashtë ndikimeve, nuk ishte i tillë. Frika u krye me fletët e votimit qe ishte e identifikueshme”, vlerësoi Olldashi.
Por pavarësisht humbjes Olldashi u shpreh i vendosur për të vijuar misionin opozitar.
“PD është ndërtuar si shtëpi e madhe dhe mund të prishen dhe rregullat, por ne mbetemi anëtarë të PD. Mbetem i vendosur të përfaqësoj militantët e PD në misionin e tij opozitar”, deklaroi ai.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›