Presidenti Obama Indonezia shembull i tolerances fetare ne bote

Presidenti amerikan Barak Obama ka pergezuar demokracine e Indonezise dhe shpirtin e tolerances fetare duke thene se kombi me popullsine me te madhe myslimane ne bote eshte nje shembull per boten.
Ne nje fjalim te mbajtur ne Xhakarta presidenti Obama tha se shpirti indonezian i tolerances fetare eshte nje prej karakteristikave thelbesore te ketij vendi. Ai tha se Indonezia dhe SHBA ndajne te njejten vlere se tek shumllojshmeria qendron forca.
Z.Obama tha se SHBA nuk eshte dhe kurre nuk do te jete ne lufte me Islamin. Ai tha se rrjeti terrorist i Al Kaides dhe deget e tyre nuk mund te pretendojne qe te jene udheheqesit e Islamit ose te ndonje feje tjeter.
Presidenti u zotua se do te ngulmoje per paqen ne Lindjen e Mesme pavaresisht pengesave te shumta sic i cilesoi ai.
Vizita e presidentit amerikan ne Indonezi shenon per te nje rikthim ne vendin ku ai kaloi 4 vjet te femijerise se tij ne vitet 1960. Presidenti Obama tha sot ne Indonezi se Indonezia eshte nje pjese e imja.