E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Klosi, së shpejti një ndër qendrat e industrisë së përpunimit të kromit

Finalizimi i rrugës së dytë të kombit, rrugës së Arbrit, arrihet në Tiranë në të njëjtën kohë, sa arrihet nga Fushë Kruja në Tiranë.

Mati është një nga rrethet më të pasura me ujëra në Shqipëri dhe një seri hidrocentralesh janë në ndërtim e sipër e do të ndërtohen.

Mati ka rezerva minerare botërore dhe të gjitha do të shndërrohen në vlera për qytetarët e tij dhe qytetarët shqiptarë.

Ne kemi rritur pensionin e minatorëve, kemi ulur moshën e pensionit dhe i garantoj se kjo qeveri do t’i mbështesë ata në mënyrën më të fuqishme.

Mati ka zonat më të bukura turistike dhe ju garantoj se do të bëjmë gjithçka që ato të frekuentohen nga ju, nga mbarë shqiptarët dhe turistët nga mbarë bota.

Kryeministri Berisha zhvilloi sot në mesditë një takim me qytetarë të Klosit, të cilët i garantoi për mbështetjen e qeverisë për zhvillimin e qytetit të tyre. Kryeministri shprehu mbështetjen për kandidatin e koalicionit “Aleanca për qytetarin” Ramazan Mjeshtri për bashkinë Klos. Krahas ndërtimit të plotë të infrastrutkrës së qytetit dhe fshatrave të tij, Kryeministri veçoi ndër projektet madhore për zhvillimin e kësaj zone ngritjen e industrisë së përpunimit të kromit, nga e cila pushteti vendor do të përfitojë rentën. Kryeministri garantoi qytetart e Klosit e të rrethit të Matit se do të bëhet gjithçka për shfrytëzimin e pasurive të mëdha që ky rreth ka, si në shfrytëzimin e ujërave të shumta të tij, në zhvillimin e potencialeve të mëdha turistike etj..

Në fjalën e tij, Kryeministri u shpreh:

“Së pari, ju falendroj me shumë mirënjohje, me shumë respekt e nderim ju, qytetareve e qytetarëve të Klosit, për mbështetjen jashtëzakonisht të madhe e të rëndësishme që i keni dhënë Partisë Demokratike, nga dita e themelimit të saj dhe të gjitha përpjekjeve për ndërtimin sëbashku në Shqipëri të ekonomisë të bazuar në vlerat e lirisë, demokracisë e integrimit.

Së dyti, jam sot, tek ju, për t’ju dhënë fjalën e nderit se fitoren e zotit Ramzan Mjeshtri në datën 8 maj, fitoren e të gjithë kyetarëve të komunave të Klosit e të rrethit të Matit do ta shndërrojmë në një sukses të vërtetë për secilin prej jush, do ta shndërrojmë në ndërtim dhe rindërtim të plotë të të gjitha rrugëve e rrugicave të këtij qyteti e të fshatrave të Klosit e të Matit, në unazën e qytetit, në ndërtimin e tregut të qytetit, në ndërtimin e sistemit të ujësjellësit e kanalizimeve dhe të ujësjellësave të të gjitha fshatrave të Klosit, në finalizimin e përfundimit të rrugës së dytë të kombit, rrugës së Arbrit, me të cilën ju arrini në Tiranë në të njëjtën kohë, sa arrihet nga Fushë Kruja në Tiranë.

Në bashkinë tuaj e në fshatrat e saj, gjatë këtyre viteve kemi investuar shumë e shumë herë, sesa investuan në 8 vite, qeveria e rrugës së vetme. Ju garantoj se katër vitet që vijnë, investimet tona, krahasuar me katër vitet që shkuan, do të njohin rritje shumë të madhe, do të shumëfishohen disa herë.

Në këtë zonë ka kërkime të fuqishme dhe studime minerare dhe nxjerrja minerare është shumë shpresëdhënëse. Shumë shpejt do të ngrihet industria e përpunimit të kromit. Bashkisë do t’i mbetet renta. Po vij nga Bulqiza, ku 400 milionë rentë e kromit u dha. Aq sa të nxirrni, rentën do t’jua japim juve, në mënyrë që ju të ndihmoni minatorët, të ndryshoni jetën e tyre. Ne kemi rritur pensionin e tyre, kemi ulur moshën e pensionit dhe i garantoj se kjo qeveri do t’i mbështesë ata në mënyrën më të fuqishme.

Ne do të asfaltojmë rrugën Klos-Burrel, do të ndërtojmë rrugën Klos-Urakë dhe Zenisht-Muhërr, lidhjen tradicionale me Dibrën. Në katër vjet, ne do të shndërrojmë Klosin, Matin dhe Shqipërinë në bashki, rreth e vend të zhvilluar.

Në katër vjet, do vazhdojmë rritjen e madhe të rrogave, pensioneve dhe ndihmës ekonomike, ndërtimin e rindërtimin e të gjitha shkollave, në mënyrë që fëmijët tanë të shkollohen në shkollat  moderne, të standardeve europiane.

Në  katër vjet, ne do të shumëfishojmë mbështetjen për fermerët e Klosit, në mënyrë që ata të mund të shumëfishojnë prodhimin dhe me rrugën e Arbrit, faktikisht, ju dilni në tregun më të madh të Shqipërisë njëlloj siç dalin zonat në periferi të Tiranës. Ndaj jush, banorëve të Klosit, ndaj matjaneve e matjanëve dhe të gjithë fermerëve e qytetarëve shqiptarë kam një thirrje vëllazërore, miqësore, që t’i vëmë vetes një qëllim, për ta qëndisur Shqipërinë me drurë frutorë e për  ta shndërruar këtë vend në kopshtin më të bukur të Europës.

Shqipëria ka potencialet më të mëdha turistike dhe me mundin, djersën e reformat tona, ne bëmë që këtë vit, ajo të shpallet e bukura e dheut, destinacion kryesor turistik i planetit. Mati ka zonat më të bukura turistike dhe ju garantoj se do të bëjmë gjithçka që ato të frekuentohen nga ju, nga mbarë shqiptarët dhe turistët nga mbarë bota.

Mati është një nga rrethet më të pasura me ujëra në Shqipëri dhe një seri hidrocentralesh janë në ndërtim e sipër e do të ndërtohen. Mati ka rezerva minerare botërore dhe të gjitha do të shndërrohen në vlera për qytetarët e tij dhe qytetarët shqiptarë.

Shqipëria e Mati, gjatë këtyre viteve, ringritën sistemin e arsimor. Ne dyfishuam rrogat e mësueve, dyfishuam pensionet, rrogat e ulëta e ato të mesme. Sot, në shkollat tona, 91 përqind e fëmijëve tanë që mbarojnë klasën 9-vjeçare ulen në gjimnaze dhe 70 përqind e maturanëve ulen në bankat e univeristeteve. Këto janë treguesit ndër më të lartët, se në shumicën e vendeve të zhvilluara të botës. Shqipëria, për tre vite me radhë, në sajë të punës, mundit, djersës suaj dhe reformave të qeverisë qëndron në krye të rrijes ekonomike të Europës. Pra, vendi po vrapon drejt të ardhmes që meriton.

Por, vëllezër e motra, ne kemi edhe një potencial tjetër të jashëtzakonshëm dhe ky potencial është të shndërrojmë Klosin, Matin dhe Shqipërinë në kopshtin më të bukur, më madhëeshtor të Europës. Zoti e ka bërë këtë tokë të bekuar, plot diell, plot ujë, të cilësisë më të lartë e të begatë e ka tokën. Ju garantoj se qeveria do të financojë çdo fidan druri frutor që do të mbillni, arra, mollë, vreshtë e çdo gjë tjetër. Ju garantoj se me ndërtimin e infrastrukturës shumëfishohet kapaciteti i tregut shqiptar dhe eksportet ndërkombëtare, se tregu i Europës mezi pret prodhimin shqiptar. Ai është tregu më i madh i botës.

Në 8 maj, ju ftoj të votoni për Ramaz Mjeshtrin dhe për të gjithë qytetarët tuaj të parë, Skënder Lleshin në Burrel dhe qytetarët tuaj të parë në komunat e këtij rrethi. Sëbashku me ta do të bëjmë gjithçka që Klosi, Mati, Burreli të jetë Klos i zhvilluar, Mat i zhvilluar, Burrel i zhvilluar. Për ne, ju jeni të parët, fëmijët tuaj janë të parët, familjet tuaja të parat, Klosi, Burreli e Mati janë të  parët, Shqipëria është e para. Rrofshi ju! Rroftë Shqipëria!”


28/04/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›