Presidenti Topi pret një përfaqësi të organizatave vendore vëzhguese në zgjedhjet e 8 majit

27 prill 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi zhvilloi sot në Presidencë një takim me një grup të madh anëtarësh të organizatave vendore vëzhguese në zgjedhjet administrative të 8 majit 2011, – vëzhgues nga “Komiteti Shqiptar i Helsinkit”, “Shoqata për Kulturë Demokratike”, “Instituti për Zhvillimin e Zgjedhjeve”, “Rrjeti Kombëtar i Shoqërisë Civile”, “Aleanca Gjinore për Zhvillim Civil”, etj. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksander Arvizu, Kreu i Prezencës së OSBE-së, Eugen Volfart, Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Etore Sekui si dhe Drejtori i USAID-it në Shqipëri, Xhozef Uilljams.
Presidenti i Republikës, pasi shprehu kënaqësinë e veçantë të këtij takimi me vëzhguesit vendorë, të cilët do të luajnë një rol të rëndësishëm për vëzhgimin dhe monitorimin e korrektesës dhe zhvillimit të zgjedhjeve vendore të lira, të ndershme dhe sipas standardeve demokratike, theksoi se: “Zgjedhjet e 8 majit duhej të jenë të tilla! Ato duhet të shënojnë konsolidimin e një faze të re stabiliteti dhe demokracie të qëndrueshme. 8 maji ka shansin të jetë akti i fundit i eksperimentit politik me zgjedhjet dhe kështu, një sprovë me rëndësi për partitë politike, për kandidatët, për administratorët e zgjedhjeve dhe për institucionet apo grupet e tjera publike e civile të përfshira në proces. Secila palë ka peshën, rolin dhe përgjegjësitë e veta, dhe 8 maji do të duhet të testojë aftësinë e secilit për të respektuar ligjin dhe parimin kushtetues të ushtrimit të sovranitetit të popullit përmes zgjedhjeve të lira, të drejta dhe demokratike.”
Duke nënvizuar rëndësinë e rolit të partive politike dhe kandidatëve në këtë proces themelor demokratik, i cili duhet t’i shërbejë në radhë të parë interesave të qytetarëve, Kreu i Shtetit vuri në dukje: “Si President, si politikan dhe si qytetar e njoh dhe e vlerësoj rolin e pazëvendësueshëm të partive politike në një shoqëri demokratike; ato jetësojnë pluralizmin, përfaqësojnë vizionet politike qytetare dhe me votën tonë ushtrojnë qeverisjen politike të vendit. Por njëherësh, me të njëjtat cilësi, njoh dhe vlerësoj shumë nevojën që partitë politike, anëtarët dhe kandidatët e tyre, t’i largohen sa më shumë praktikave të gabuara të së kaluarës zgjedhore, të distancohen nga çdo formë e presionit dhe e përfitimit të paligjshëm elektoral, të nxisin debatet alternative mbi retorikën konfliktuale personale, dhe në një plan më të gjerë, të sillen e të veprojnë si institucione e modele demokratike, zëdhënëse të qytetarëve, avokate të të drejtave dhe të interesave të publikut. 8 maji nuk është garë midis simboleve, slloganeve, militantëve apo shefave të tyre; partitë dhe kandidatët janë në garë në radhë të parë për të jetësuar sistemin konkurrues demokratik, për të ofruar alternativa zhvillimi dhe modele shërbimi ndaj qytetarëve. Bazuar në këtë interes publik i ftoj partitë politike të mos përfitojnë nga monopoli bipolar në administrimin zgjedhor për të bllokuar apo imponuar procesin ligjor e teknik; të mos i shfrytëzojnë numrat e shumicës në komisione të niveleve të ndryshme për të cënuar sadopak klimën zgjedhore, barazinë apo integritetin e zgjedhjeve, dhe së fundi, por më me rëndësi, të dëshmojnë maturi e vullnet politik për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje në formë konsensuale, të kërkojnë e të gjejnë pika afrimi për të kapërcyer çdo boshllëk apo nen të interpretueshëm zgjedhor, duke dalë kështu mbi interesat e momentit dhe në shërbim real të qytetarëve.”
Ndërsa në lidhje me transparencën e zgjedhjeve, me pritshmëritë dhe në vlerësim të punës së vëzhguesve të paanshëm dhe profesionistë, Presidenti Topi u shpreh: “Gjatë këtyre ditëve, gjatë ditës së zgjedhjeve, por edhe në periudhën e administrimit të rezultateve, sytë e publikut do të jenë të drejtuar nga burime të paanshme e të besueshme, të cilat janë aty në emër të ligjit në mbrojtje të parimeve ligjore, të interesave qytetare dhe interesave publike. Transparenca dhe zbatimi rigoroz i ligjit janë elementë të rëndësishëm të procesit zgjedhor, sepse vlerësojnë ato vlera e parime për të cilat ne jemi angazhuar dhe të cilat nuk mund të shprehen vetëm me numra formalë në fletët e votimit.”
Përsa i përket ecurisë së fushatës, pjesëmarrjes së grave në listat e kandidatëve, cilësisë së përfaqësimit dhe disa dukurive shqetësuese të vëna re deri më tani, Presidenti Topi theksoi: “Në këto zgjedhje kemi shumë subjekte elektorale, disa parti të reja, por krahasuar me zgjedhjet e vitit 2007, për shkak të sistemit të ri zgjedhor, – kemi rënie drastike të kandidatëve të pavarur apo alternativave lokale politike. Me shqetësim kemi konstatuar një numër minimal të përfaqësimit të grave e vajzave në listat e kandidimit nominal e partiak, si dhe në komisionet e administrimit zgjedhor. Në anën tjetër po me shqetësim kemi konstatuar një numër kandidatësh nominalë me probleme në identitetin politik dhe në cilësitë e përfaqësimit. Informacionet për premtime në shkëmbim të votës, tregtim të votës, presioneve administrative për votë partiake apo forma të tjera abuzimi me votën, megjithëse sporadike, nëse jetësohen përbëjnë akte ta padenja dhe të papranueshme. Praktikat e të kaluarës për ndryshime komisionerësh në momentet e fundit të zgjedhjeve, duke ia besuar administrimin personave militantë, por të pa trajnuar më parë me procedurat ligjore, ato të kontrollit dhe keqpërdorimit të komisionerëve nga kandidatë ose parti politike, si dhe çdo praktikë bllokuese apo edhe ato abuzuese me sondazhet në fazën e përfundimit të votimit, – është koha të marrin fund.”
Në përfundim të fjalës së tij, duke shprehur mirënjohjen dhe mbështetjen institucionale për vëzhguesit vendorë të zgjedhjeve të 8 majit si dhe për ndihmesën e ndërkombëtarëve në përgatitjen sa më të mirë profesionale të tyre, Presidenti Topi u shpreh: “Ato janë motivi që ne ndodhemi sot këtu para qytetarëve shqiptarë për t’i inkurajuar ata të marrin pjesë masivisht në zgjedhje, të gjykojnë me votën e tyre kandidatët dhe programet politike, dhe t’i garantojmë ata për një proces sa më të rregullt zgjedhor, për votë të lirë, të fshehtë dhe të garantuar.
Edhe njëherë, publikisht dëshiroj të çmoj shumë rolin dhe aktivitetin tuaj, sidomos kurajon për të folur hapur, për të vepruar jashtë çdo ndikimi politik. Ju jeni qytetarë me kurajo e përkushtim, që keni zgjedhur vullnetarisht t’i bashkoheni një misioni, i cili është në interes të të gjithëve.”
Në mbyllje të takimit, e morën fjalën tre përfaqësues të organizatave vëzhguese: zonja Vjollca Meçaj, Drejtuese e “Komitetit Shqiptar të Helsinkit”; zonja Gerta Meta e “Shoqatës për Kulturë Demokratike” si dhe zoti Edmond Stojku, Kryetar i Bordit Koordinativ të “Rrjetit Kombëtar të Shoqërisë Civile”, të cilët pasi falenderuan Presidentin e Republikës për vëmendjen dhe mbështetjen e vazhdueshme institucionale që u jep vëzhguesve vendorë, këtij përbërësi të rëndësishëm të procesit zgjedhor, paraqitën vërejtjet dhe sugjerimet e tyre, të botuara edhe në materiale dokumentuese, lidhur me problemet e shfaqura dhe përmirësimin e standardeve demokratike të zgjedhjeve në Shqipëri.