Kryeministri Berisha Ligji per rimbursimin e vleres se kasave hap i rendesishem drejt modernitetit dhe standardeve evropiane

- Me kete ligj qe shkon ne parlament kasat do ti kushtojne zero biznesit shqiptar
- Ne baze te ketij ligji do te rimbursohen edhe bizneset qe i kane paguar kasat duke jua njohur si takse te paguar gjithashtu ky ligj do te perfshije edhe taksistet te cilet duhet te pajisen me taksimeter
- Nuk kemi ndermend te pakesojme buxhetin per qeverite vendore perkundrazi eshte ne vendosmerine tone qe keto buxhete te njohin rritje progresive sic kane njohur asgje nuk e pengon qeverine qe te punoje ne partneritet te plote me qeverite vendore te secilit spekter politik te vendit.
Keshilli i Ministrave miratoi sot projektligjin per rimbursimin e vleres se kasave per bizneset. Kryeministri ritheksoi se me miratimin e ketij ligji vendosja e kasave nuk do ti kushtoje biznesit. Me kete ligj qe shkon ne parlament kasat do ti kushtojne zero biznesit shqiptar. Ne te vertete dhe ne proceduren e meparshme ato ishin parashikuar per zero por per biznesin e vogel kjo perllogaritje kerkonte nje proces me te nderlikuar dhe per ta thjeshtuar per ta bere te qarte si drita e diellit vendosem qe cmimi i kasave te zbritej nga taksat.
Kryeministri u shpreh se kjo nuk do te thote aspak zvogelim te buxhetit per pushtetin vendor dhe se qeveria eshte e vendosur qe buxhetet per qeverine vendore te njohin rritje progresive. Natyrisht duhet kompensuar pushtetit vendor te gjithe zbritjen qe behet nga cmimi i kasave sepse nuk kemi ndermend te pakesojme buxhetin per qeverite vendore perkundrazi eshte ne vendosmerine tone qe keto buxhete te njohin rritje progresive sic kane njohur dyfishuar apo mbi dyfishuar kjo do te ndodhe pavaresisht nga ngjyra politike asgje nuk e pengon qeverine qe te punoje ne partneritet te plote me qeverite vendore te secilit spekter politik te vendit.
Kryeministri beri te ditur se ne baze te ketij ligji do te rimbursohen edhe bizneset qe i kane paguar kasat duka jua njohur si takse te paguar si dhe ligji do te perfshije gjithashtu edhe taksistet te cilet duhet te pajisen me taksimeter.
Kryeministri theksoi nder te tjera se ky eshte hap tjeter me I rendesishem drejt modernitetit dhe standardeve evropiane dhe se i jep nje pergjigje te shkelqyer te gjitha spekulimeve per kete ceshtje.
Nder te tjera Kryeministri Berisha u shpreh
Sot ne rend te dites kemi ligjin e premtuar per rimbursimin e plote te kasave. Me kete ligj qe shkon ne parlament kasat do ti kushtojne zero biznesit shqiptar.
Ne te vertete dhe ne proceduren e meparshme ato ishin parashikuar per zero por per biznesin e vogel perllogaritja kerkonte nje proces me te nderlikuar dhe per ta thjeshtuar per ta bere te qarte si drita e diellit vendosem qe cmimi i kasave te zbritej nga taksat. Natyrisht duhej kompensuar pushtetit vendor te gjithe zbritjen qe behet nga cmimi i kasave sepse nuk kemi ndermend te pakesojme buxhetin per qeverite vendore perkundrazi eshte ne vendosmerine tone qe keto buxhete te njohin rritje progresive sic kane njohur sic jane dyfishuar apo mbidyfishuar. Kjo do te ndodhe pavaresisht nga ngjyra politike asgje nuk e pengon qeverine qe te punoje ne partneritet te plote me qeverite vendore te secilit spekter politik te vendit.
Ligji shtrihet edhe per taksistet pasi jane te detyruar te blejne taksimetrin 420 mije leke. Natyrisht ligji parashikon se do te rimbursohen edhe bizneset qe i kane paguar kasat duka jua njohur si takse te paguar.
Kjo reforme ne te vertete eshte jashtezakonisht e rendesishme sic eshte reforma e gjendjes civile sic eshte reforma e dokumenteve te identitetit per qytetaret. Ky eshte hap tjeter me i rendesishem drejt modernitetit dhe standardeve evropiane. Kasat jane pasaporta biometrike e biznesit.
Dhe ne qe duhet te behemi si vendet anetare te BE-se pa keto standarde nuk kemi te ardhme aty ku duam te shkojme. Imagjinoni ju se cfare pershtypje krijon tek nje qytetar evropian fakti se futet ne dyqanet tona dhe nuk merr faturen. Imagjinoni ju se si mund te rimbursojme TVSH-ne ne nje kohe kur ne parlament kemi derguar ligjin per deklarimin e pasurive per qytetaret me qellimin e vetem qe te mund te rimbursojme TVSH-ne qytetareve pasi eshte qytetari qe paguan TVSH. Eumlshte takse e konsumatorit. Ndaj dhe kasat jane jetike dhe te domosdoshme per rimbursimine taksesqytetareve me te ardhura te pakta. Sikunder ne marredheniet e biznesit ne teresi nga me i vogli tek me i madhi fatura eshte kushti me themelor per nje marredhenie te ndershme dhe transparente ne menyre qe secili te kete barren qe i takon ne perputhje me ligjin.
Ky projektligj i jep pergjigje te shkelqyer cdo spekulimi dhe uroj qe ta nxjerre nga kasa edhe rivalin tim se e shoh qe po vuan shpirterisht shume per shkak te kasave. Lepuri eshte tjeterkund. Ai eshte ne strofull dhe deklaroi se qeveria po fut duart ne arken e pushtetit vendor. Por jo zoteri qeveria do ti kompensoje te gjitha. Dua tu bej me dije qytetareve se per sa i perket atyre qe po i vendosin kasat ajo eshte ceshtje e luftes se brendshme midis tyre jo midis kompanive sepse atobejne punen. Sepse do te dale me vone shume shpejt se ku jane vjedhjet dhe ku flene lepujt. Nuk jane keto objekt i mbledhjes se qeverisepor ju garantoj se eshte lufte midis klaneve te atyre qe bertasin cdo dite per kasat. Po natyrisht duhet te theksoj se ne cmime nuk percaktojme dhenuk kemi percaktuar ndonje here. Ato i percakton tregu. Kane qene 5 mund te behen me vendimin tjeter 15 apo 20. Secila kompani qe ploteson kushtin me garancine bankare etj dhe qe i pershtat ketij lloj biznesi ka te drejte te paraqese kasen per testimin teknik. Duhet te theksoj se standardi qe vendosim ne sot eshte absolutisht standardi me modern qe ekziston ne ndonje vend eshte standardii lidhjes on-line per cdo fature. Kete proces duhet ta realizojme sic duhet. Realizuam kontrollin e pikave te kufirit nder me modernet qe ekzistojne. Realizuam pasaportat biometrike absolutisht nga me modernet ne bote. Edhe sistemi i kasave qe po vendosim eshte sistemi me i plote. Une jam i bindur se biznesi do te realizoje kete. Vendosja e kases eshte nje ndihme shume e madhe nje garanci shume e madhe per ndershmerine e tregut per lirine e tregut per barazine dhe shancet e barabartane konkurrence ndaj dhe vleresoj shume kohen e shpejte me te cilen Ministria e Financave e solli ligjin ne qeveri.
Uroj qe zoti Rama ta votoje kete ligj. Keshtu e nisi ai edhe me tunelin por gjate rruges se kthimit nga Kukesi ne Tirane lumjanet e detyruan ti kerkoje falje tunelit. E nisi me pasaportat biometrike dhe me thone se tani e paska marre dhe vete. Le ta gezoje. Tani ka kaluar tek kasat por me kete ligj e nxjerrim nga kasat.
29/09/2010