E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takohet me perfaqesues te firmes spanjolle INDRA e cila prezantoi projektin per ndryshimin dhe modernizimin e sistemit te mbikeqyrjes dhe kontrollit te kufijve detare

Kryeministri Berisha priti sot perfaqesues te kompanise spanjolle INDRA te kryesuar nga zoti Jose Manuel Dehita Moreno i shoqeruar nga ambasadori spanjoll zoti Manuel Montobbio.

Perfaqesuesit e kompanise i prezantuan kryeministrit nje projekt lidhur me mbikeqyrjen dhe kontrollin e kufijve detare i cili konsistonne ndryshimin dhe modernizmin e sistemit te kontrollit dhe mbikeqyrjes detare ne te gjithe bregdetin e vendit.

Projekti i pergatitur nga kjo kompani e madhe nderkombetare garanton sipas standardeve me te larta evropiane kontrollin dhe mbrojtjen e te gjithe bregdetit shqiptar.

Sistemi mundeson komunikimin e gjithe mbikeqyrjes detare nga veriu ne jug dhe funksionimin pa ndalim te sistemit ne cfaredo lloj rasti. Vlera e ketij investimi eshte 12 milion euro dhe afati i zbatimit te tij zgjat rreth 1 vit.

Kryeministri Berishai falenderoi perfaqesuesit e firmes INDRA per propozimin e tyre dhe i garantoi ata qe qeveria do ta shqyrtoje me prioritet kete propozim qe synon permiresimin dhe garantimin e kufirit ujor te Shqiperise. Kryeministri tha se eshte shume e rendesishme qe ne kete faze zhvillimi Shqiperia te operoje me sisteme kontrolli e mbrojtjeje kufijsh njelloj si vendet e tjera evropiane .


28/09/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›