E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon nje delegacion parlamentar te CDU-se

Kryeministri Berisha u takua sot me nje delegacion parlamentar te CDU-se gjermane te perfaqesues nga Roderich Kiesewetter dhe Hans-Joachin Falenski. Delegacioni shoqerohej nga Ambasadorja e Republikes Federale Gjermane ne Shqiperi znj. Carola Muumlller-Holtkemper.

Ne takim Kryeministri Berisha u paraqiti miqve gjermane ndryshimet e jashtezakonshme qe kane transformuar Shqiperine nga nje prej vendeve me te varfra ne planet ne vitin 1992 ne vendin me te ardhura mesatare te larta ne vitin 2010. Kryeministri paraqiti reformat e ndermarra nga qeveria e drejtuar prej tij reforma qe kane bere te mundur transformimet rrenjesore te pese viteve te fundit. Kryeministri theksoi se reformat ne kuader te anetaresimit ne NATO liberalizimit te vizave dhe anetaresimit ne BE te bazuar mbi kete moto i kane sjelle nje transformim dhe modernizim te pakrahasueshem vendit dhe shoqerise.

Kryeministri Berisha i siguroi bashkebiseduesit per angazhimin maksimal te tijin dhe te qeverise shqiptare per plotesimin e te gjitha standardeve per integrimin evropian te Shqiperise.

Interesit te delegacionit parlamentar te CDU-se per objektivat dhe perpjekjet e qeverise shqiptare Kryeministri iu pergjigj duke theksuar se motoja e qeverise ne procesin e integrimit te vendit eshte integrim i bazuar mbi meriten dhe performancen kjo ne interesin me te mire te shoqerise shqiptare.

Kryeministri u beri nje ekspoze delegacionit mik edhe per perpjekjet maksimale te bera nga qeveria shqiptare per zgjedhjet e vitit 2009 si dhe ofertat dhe propozimet e vazhdueshme te bera nga mazhoranca per ti dhene opozites garanci maksimale jo vetem per transparence te plote te zgjedhjeve te vitit 2009 por dhe per arritjen e standardeve me te larta per zgjedhjet e vitit 2011.

Ne takim bashkebiseduesit ndane te njejtin mendim ne lidhje me rendesine themelore te respektimit te ndarjes se pushteteve respektimit te shtetit te se drejtes dhe institucioneve ne kuader te zbatimit te kritereve te Kopenhagenit.

Ne takim u diskutua dhe u shpreh mirekuptimi edhe per ceshtje me interes dypalesh. Ne perfundim te takimit parlamentaret gjermane te CDU-se shprehen vleresimin per arritjet e Shqiperise ne vecanti ne lidhje me proceset integruese.


27/09/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›