E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha falenderon Komisionin e Lirise dhe Ceshtjeve te Sigurise ne Parlamentin Evropian per votimin e procesit per liberalizmin te vizave me Shqiperine

Kryeministri Berisha falenderoi sot ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave Komisionin e Lirise dhe Ceshtjeve te Sigurise per votimin pothuajse ne unanimitet te plote per procesin e liberalizmit te vizave me Shqiperine dhe Bosnje- Hercegovinen.

Kryeministri theksoi se ky perben nje vendim tjeter shume te rendesishem per qytetaret shqiptare te cilet eshte parashikuar qe brenda ketij viti te levizin te lire ne te gjithe hapesiren Shengen.

Kryeministri theksoi gjithashtu se ky akt historik duhet marre si nje proces cili duhet te njohe konsolidim te vazhdueshem ne te gjitha shtyllat qe e bene ate te mundur Duhet te njohe modernizim te vazhdueshem duhet te njohe zhvillime te reja e bazuar ne luften kunder krimit te organizuar korrupsionit kontrollin e kufijve strukturat e pershtatshme per te rikthyerit pra ne te gjithe keto aspekte ne duhet te ridimensionojme ose te konsolidojme me tej sepse mendojme se udherrefyesi dhe reformat kane patur nje rendesi pozitive te jashtezakonshme per modernizimin ne teresi te infrastruktures sone ne keto aspekte.


29/09/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›