Kryeministri Berisha Mbeshtetja inkurajimi dhe nxitja e sektorit te agrobiznesit perparesi madhore ne axhenden e qeverise

- Nuk ka Shqiperi te zhvilluar pazhvillim te qendrueshem rural te saj.
Pas vizites ne Panairin e Agrobiznesit kryeministri Berisha zhvilloi nje takim me perfaqesues te agrobiznesit prodhues si dhe perfaqesues te fermereve shqiptare dhe atyre te Kosoves pjesemarres ne panair.
Duke shprehur admirimin dhe respektin per punen e tyre te palodhur Kryeministri Berisha ne fjalen e tij garantoi se mbeshtetja inkurajimi dhe nxitja e ketij sektori mbetet nje perparesi madhore ne agjenden e qeverise. Kryeministri u shpreh se agrobiznesi eshte nje sektor jetik me potencial shume te madh. Ne kete kontekst kryeministri u shpreh se qeveria eshte perpjekur ta trajtoje ne kompleks zhvillimin e ketij sektori ne kuadrin e nje filozofie te nje zhvillimi te qendrueshem rural. Ne kater vitet qe shkuan u shpreh Kryeministri ne kuadrin e kesaj filozofie jane investuar 1.4 miliard dollare ne rruge ne ujesjelles ne kanalizime ne shkolla.
Kryeministri u shpreh se qeveria ndodhet ne nje dialog konstant me bankat per rritjen e kreditimit ndaj fermereve. Ne kete kuader kryeministri theksoi se do te shumefishohen burimet financiare per bujqesine pasi kjo eshte nje domosdoshmeri.
Me pas Kryeministri iu pergjigj interesit te pjesemarresve lidhur me ceshtje qe shqetesojne prodhuesit ne sektorin e bujqesise.
Per sa i perket problematikes qe u shtrua ne raport me doganat dhe kohen e funksionimit te tyre kryeministri u shpreh se do te zgjidhet menjehere. Kryeministri tha se prodhimi bujqesor ka kohen e tij dhe dryni i doganes e demton ate. Duke mbetur tek doganat kryeministri u shpreh se do te shkohet drejt nje sistemi pa dogana me Kosoven dhe me gjere. Ju them ju se ne doganen e Morines kur kemi bere llogarine para nje viti ajo qe ne merrnim ishte qesharake. Gradualisht kjo te realizohet dhe ne Kosove dhe ne do te kemi nje sistem pa dogana me Kosoven dhe me gjere. Ne kemi zero dogana me BE pra nuk kemi asnje lloj tarife ne duhet te ecim me Kosoven ne kete linje por dhe me vende te tjera. tha kryeministri.
Per sa i perket akcizave dhe referencave kryeministri u shpreh se propozimet e prodhuesve dhe fermereve do te shqyrtohen me Ministrine e Financave per te pare dhe vendosur standardet me te mira. Kryeministri kerkoi nga Ministria e Bujqesise te punohet me shume me fermeret shqiptare per te krijuar marredhenie sigurie me ta. Ne kete kontekst kryeministri u shpreh se mirepret kompanite e Kosoves te cilat ne raport me fermeret dhe tregun jane me te avancuarat se tonat. Ju kerkoj qe te punojme ne te gjitha drejtimet dhe ne drejtim te nje bashkepunimi agrobiznes me prodhuesin Kosova eshte me e mire dhe me me tradite.
Ne fjalen e tij kryeministri Berisha u shpreh
Se pari shfrytezoj rastin tu pershendes ju perzemersisht tu falenderoj me shume respekt dhe admirim per punen madhe qe beni dhe tu garantoj se ne agjenden e qeverise mbeshtetja inkurajimi dhe nxitja e ketij sektori mbetet nje perparesi madhore.
Ne jetojme ne nje periudhe te nje transformimi epokal. Ky transformim epokal eshte shnderrimii shoqerise shqiptare nga nje shoqeri rurale predominuese ne nje shoqeri urbane por nga ana tjeter dua te theksoj se kjo nuk zvogelon aspak rolin e jashtezakonshem ne zhvillim me vendet qe ka sektori I bujqesise. Agrobiznesi per ne eshte nje sektor jetik me potencial shume te madh.
Ne jemi perpjekur ta trajtojme ne kompleks zhvillimin e ketij sektori ne kuadrin e nje filozofie te nje zhvillimi te qendrueshem rural por nje gje dua tu them. Ne kater vitet qe shkuan ne kuadrin e kesaj filozofie jane investuar 1.4 miliard dollare ne rruge ne ujesjelles ne kanalizime ne shkolla. Mbi konceptin baze qe aty ku jeton ti pervec djerses se derdhur qe nuk mund ta zevendesojme dot por kushtet e tjera qeveria do te perpiqet ti krijoje si ne ndonje lagje te qytetit dhe kjo eshte e domosdoshme por nga ana tjeter dua tu them se kjo eshte jetike per fermerin dhe prodhuesin shqiptar.
Para 5 viteve te cilat po behen gjashte tani une kam shkuar ne Gjirin e Lalzit dhe kam drekuar ne nje lokal qe ndodhej aty. Shkova nepermjet nje rruge jashtezakonisht te keqe. Keqardhja me e madhe ishin fermeret e mrekullueshem te asaj zone te nje toke me pjellori te larte. Ata ishin njerez punetore por qe nuk mund ti shisnin produktet e tyre. Une ne ate kohe kryetar opozite dhe deputet mezi shkova deri atje ndersa ata pothuajse ishin te pashprese dhe cilindo qe takova me shtroi kete problem qe prodhimet nuk i nxirrnin dot ne treg. Tani rruga eshte ndertuar dhe kryetari I Komunes me ka informuar se ka patur dite qe ne ate zone kane vershuar 46 mije makina dhe se prodhimet e asaj zone jane shitur si asnjehere me pare. U ndala ketu per te thene se ne do te vazhdojme dhe kemi serish mijera kilometra rruge ne zonen rurale per tua bere disponibel fermereve shqiptare.
Ne do te vazhdojme te investojme sigurisht ne ujesjelles kanalizime do te vazhdojme te investojme ne vaditje me te njejten perparesi si ne ujesjellesa. E kam theksuar dhe e theksoj. Shqiperia nuk do ta zgjidhe ndonjehere perfundimisht problemin e furnizimit me uje pavaresisht se noton ne ujera pa zgjidhur problemin e vaditjes. Duhet te ecim paralel dhe te vendosim metodat me moderne te vaditjes.
Ne kemi rritur disa here sado qe nuk eshte shume I madh por kemi rritur me disa here grantin per te subvencionuar fermeret nje subvencion modest ky. Megjithate ne jemi perpjekur qe te tregojme nje ndjeshmeri ndaj tyre. Kemi ndermarre nje projekt me te madhin ne historine e vendit persa I perket ullirit. Mund tu them se ne teresi ky projekt po ecen shume mire mund te eci dhe me mire por ka sot qarqe te cilat ne dy vjet kane mbjelle ullinj me shume se ne 50 vjet te marra se bashku. Jane ngritur disa fabrika ulliri ne mbare vendin dhe ne do te bejme cdo gje per te mbeshtetur qofte mbjelljen kultivimin vaditjen qofte perpunimin dhe kete vit ne nisem nje projekt te dyte te madh. E verteta eshte se do te jete me I madh se i ullirit i cili eshte projekti i lajthise arres sheges dhe bajames. Ne jemi vend nder me te pershtatshmit ne Evrope per keto kultura. Jemi nje vend ne te cilin lajthia rritet ne tere gjeresine gjeografike nga Konispoli ne Vermosh dhe ne Valbone. Ne jemi vend I mijera e mijera luginave. E tere zona juglindore dhe verilindore ehste shpat e lugine vend shume I pershtatshem qofte per lajthine qofte per arren dhe shpate te tera me mijera e mijera ha jane te pershtatshme per geshtenje. Ne kemi zgjdhur kete drejtim edhe per faktin se ne studimet e Komisionit Evropian perspektiva me e madhe e Shqiperise konsiston ne kete drure frutore.
Ju me te drejte shtroni problemin e kredise nje problem shume serioz. Ne kemi nje dialog konstant me bankat ne menyre qe ata te rrisin portofolin per ju. Ne kete dialog ne do te bejme cdo gje qe te perdorim stimuj te vecante per kete rritje. Ne do te shumefishojme burimet financiare per bujqesine jo dy por me shume sepse kjo eshte e domosdoshme. Cfare do qe te bejme ne disa problem nuk I zgjidhim dot sepse i zgjidhni ju me mire. Ne beme ligjin e kooperativave por u takon ju sepse eshte ujdi dhe kjo ujdi ne Shqiperi ka nje specifike. Kjo fjale eshte kakofonike po ti referohemi gjuhes por problemi eshte se ne duhet te bejme te qarte kudo se kooperative ne liri dhe kooperative ne diktature jane te ndryshme si nata me diten dhe se ato jane absolutisht te domosdoshme. Ne nuk kemi patur sukses ne kete fushe per vite e vite ekzistuan shoqatat e ujit nuk e moren asnjehere ne menyren me serioze kete problem dhe qe kjo ka qene nje tradite e jona. Ndoshta nje nga ujdite me te lashta mes fqinjeve ka qene ujdia per ujin. Ujdi me se e domosdoshme cfaredo qe te bejme ne pa funksionimin e kesaj ujdie ne nuk mund te mbajme vaditjen qe eshte jetike per sektorin. Ujdia e prodhuesve per plan te perbashket biznesi eshte jetike per ta por ama ketu ju keni nje rol shume te madh. Perfaqesuesit e agrobiznesit apo te tregjeve me shumice eshte e domosdoshme te vendosin kontakte me te ngushta me prodhuesit. Ne mund dhe do tu ndihmojme ligji ekziston por asgje nuk e zevendeson besimin qe duhet te ngjallin tek njeri tjetri ne kete proces.
Bujqesia jone u krijua mbi bazen e 460 mije fermave te vogla . Ato ishin jetike per periudhen ne te cilen u krijuan sepse ne ishim ne kolaps te plote por leverdia me e madhe eshte pa asnje diskutim shoqerizimi krijimi i shoqerive ne kete bashkepunim ku secili fiton me shume.
Problematika tjeter qe shtroni ju ne raport me doganat do te zgjidhet menjehere. Nje prodhues shalqiri ne jug me thote se nisjes e kamjonave ne Kapshtice dogana i kishte vendosur drynin por prodhimi bujqesor ka kohe ka pike ka dite ka jave dhe drynii doganes e demton ate.
Te gjitha keto ne nje komunikim me intensive dhe qeverine me agjencite jane 100 te mundshme per tu zgjidhur dhe do ti zgjidhim.
Ne zoti Ruli Ministria po ben perpjekje te medha per burime te reja financimi por une jam optimist se keto burime do te njohin rritje te shpejte.
Edhe njehere ju pergezoj ju garantoj per mbeshtetje te madhe te qeverise ne perpjekjen tuaj per zhvillimin e vendit. Nuk ka Shqiperi te zhvilluar pazhvillim te qendrueshem rural te saj.
Ju faleminderit
26/09/2010