E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha Qeveria do te beje gjithcka qe fermeri shqiptar aty ku ndodhet te ndertoje suksesin e tij te familjes te komunitetit dhe te vendit

-Ky ka qene nje vit ndofta nga me te mbaret ne tere historine e bujqesise shqiptare por mbaresine me te madhe ia kane dhene dhe ia japin fermeret shqiptare te cilet po rrisin cdo vit e me shume prodhimin po synojne cdo vit e me shume eksportin dhe tregun.

Kryeministri Berisha vizitoi te dielen paradite Panairin e Agrobiznesit 2010 te organizuar me mbeshtetjen e Ministrise Bujqesise qellimi i se cilit eshte nxitja dhe promovimi i biznesit vendas.

Kryeministri Berisha i cili shoqerohej nga Ministri i Bujqesise Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit zoti Genc Ruli si dhe nga drejtues dhe organizues te Panairit vizitoi pavijonet me prodhimet e ekspozuara ku u ndal e bisedoi me fermere e prodhues vendas.

Kryeministri u interesua per ecurine e bizneseve te tyre dhe i garantoi ata se qeveria do te mbeshtese cdo projekt ne favor te permiresimit te kushteve per fermeret shqiptare ne menyre qe aty ku jane te ndertojne suksesin e tyre te familjes te komunitetit dhe te vendit.

Kryeministri u ndal ne menyre te vecante ne pavijonet me prodhime te firmave nga Kosova te cilat ishin te shumta ne kete panair duke i pergezuar fermeret kosovare per cilesine e produkteve qe tregtonin.

Pas kesaj vizite kryeministri iu pergjigj interesimit te mediave te pranishme

Sic patet rastin te konstatoni ne kete panair eshte ekspozuar nektari i prodhimeve bujqesore shqiptare prodhime te cilesise me te larte disa ose shume prej tyre BIO te shijeve me te mira qe mund te provoje njeriu.

Ky ka qene nje vit ndofta nga me te mbaret ne tere historine e bujqesise shqiptare por mbaresine me te madhe ia kane dhene dhe ia japin fermeret shqiptare te cilet po rrisin cdo vit e me shume prodhimin po synojne cdo vit e me shume eksportin dhe tregun.

Ajo cka me impresionoi ishte se ne te gjitha bisedimet dhe takimet e shkurtra prodhuesit me rrefenin se ku kane eksportuar nga SHBA-te ne Letoni deri ne vendet perreth. Mendoj se procesi i urbanizimit te shoqerise shqiptare i shnderrimit te saj ne nje shoqeri urbane eshte nje nga momentet me te shkelqyera ne historine kombit por nga ana tjeter theksoj se sektori I bujqesise eshte dhe do te mbetet nje nga sektoret me jetike ne ekonomine e vendit.

Ne perpiqemi dhe do ta mbeshtesim fuqishem por kenaqesia ime eshte se edhe nje seri institucionesh te kreditit jane angazhuar ne mbeshtetje te ketij sektori ndaj dhe une deshiroj te percjell nje pershendetje shume te perzemert te gjithe fermereve shqiptare ti garantoj se qeveria do te beje gjithcka qe aty ku jane te ndertojne suksesin e vet te familjes te komunitetit dhe te vendit. Ne kete kontekst jane asfaltuar mbi 6 mije kilometra rruge dhe do te asfaltohet cdo rruge tjeter qe fermerin shqiptar e afron me tregun dhe e nxjerr drejt tregut sikunder jane rritur ne menyre shume te ndjeshme mbeshtetja per kultura te caktuara ne pemetari por edhe me gjere. Por kjo mbeshtetje do te zgjerohet gjithnje e me shume. Projekti i ullirit ka marre nje intensitet te madh. Se shpejti ne nisim nje projekt tjeter po kaq te madh ndoshta me shume projekti i drureve frutore te arrave geshtenjave sheges dhe bajames por duke vizituar panairin une gjej nje nga fermeret i cili me paraqet plantacionin e tij te kivit dhe me thote se kivi eshte nje dru frutor shume I leverdisshem i cili prodhon jo me pak se 30 deri ne 50 kg dhe rritet shume mire nga Shkodra ne Lushnje e me poshte dhe i cili ka nje treg te pafund. Pra ai kerkoi qe ta perfshijme kete dru frutor dhe ministri i bujqesise do ta kete parasysh kete.

Sic mund ta konstatoni dhe per ta mbyllur me te emblen bleta po merr nje zhvillim te gjere. Ju duhet ta dini se nuk ka vend me te pershtatshem per bleten se sa Shqiperia. Vendi yne ka nje nga shkallet me te larta ne mos me te lartin ne Evrope te biodiversitetit. Ne kemi dhene nje mbeshtetje konkrete per transportin e cdo zgjoi ne zonat me te pershtatshme per te mbledhur nektarin sikunder kemi dhene nje mbeshtetje per farmaceutiken por bleta po merr nje zhvillim te madh dhe eshte dhe kjo ne vemendjen tone sepse zona verilindore zona juglindore e vendit duhet te shfrytezoje cdo potencial te tyre.

Pyetje Zoti kryeminister a do ta zgjase qeveria afatin per vendosjen e kasave fiskale per biznesin e vogel apo kjo kosto do ti ulet nga tatimi

Kryeministri Ju me shtroni nje pyetje per nje nga reformat me te rendesishme ne historine e ekonomise shqiptare dhe te vendit vendosjen e pasaportave biometrike per biznesin. Ky eshte nje proces jetik dhe pavaresisht se ky proces te imponon nje transparence e cila te jep nje siguri me te madhe ka dhe kundershtite e vogla te vetat.

Ky proces do ti kushtoje biznesit zero. Ky eshte vendimi i qeverise. Te gjithe biznesit te madh kasa do ti zbritet ne shpenzime. Biznesit te vogel qe nuk i llogariten shpenzimet kasat do ti zbriten teresisht ne taksa. Mund te ishte dhe nje menyre tjeter mund te njihnim edhe vetem nje sasi te caktuar ne taksa dhe shpenzime por jo ne kemi vendosur qe kjo ti kushtoje zero biznesit.

Ne rast se ktheheni ne periudhen para zgjedhjeve mos harroni intervistat klithmat e perditshme te opozites kunder pasaportave biometrike. A ju kujtohen akuzat e tyre ne nje kohe kur ato jane jetike per vizat dhe levizjen e lire. Ne nje kohe kur cdo qytetar shqiptar e dinte se nuk ka heqje vizash pa pasaporta biometrike. Te njejten melodi po ndjekin per kasat por tani nga interesa mafioze. Si mund te derdhesh lot krokodili per kasat ne nje kohe kur kasa kushton jo me pak se taksa e emrit qe vendos ai dhe qe eshte i vetmi ne Evrope qe vendos takse per emrin dhe qe e detyroi qeverine te nderhyje ne ligj per te percaktuar kufirin tek thana sepse ne se biznesmeni do ta quante tabelenp.sh Sokol apo Agim ai do te gjobitej me 400 mije leke takse emri. Dhe keta njerez dalin e derdhin lot. Une u garantoj ketyre zoterinjve se kasat do te vihen dhe asgje nuk do te mund te pengoje vendosjen e kasave sepse ky ehste nje kusht per modernitetin dhe europianizimin e shitjeve ne Shqiperi sikunder do te kushtoje zero cdo biznesi vendosja e tij. Ky eshte vendimi i qeverise. Ata qe kane frike edhe tmerr nga kasat jane farefisnia e klaneve te ngerthyera me ta dhe po te vazhdojne do tua vertetojme nje nga nje.

Pyetje A do te kete ndonje zgjidhje per situaten politike duke patur parasysh se opozita ju ka vendosur tashme nje afat per fillimin e protestave dhe nderkohe ka hedhur edhe deklarata te tilla per zgjedhje te parakohshme

Kreministri Berisha Agjenda ime jane vizat. Une punoj dhe do punoj si qeveri me te gjithe potencialin per te bere qe shqiptaret te fitojne se shpejti nje liri qe nuk e kane patur ne shekuj. Kjo eshte agjenda ime. Ajo cka une shpreh kenaqesine time eshte qe zoti Rama dje nga Kukesi u kthye neper rrugen e kombit. Uroj qe ti kete kerkuar falje tunelit.

Pyetje A preket axhenda juaj nga protestat

Kryeministri Berisha Absolutisht respekt te plote per te gjitha vendimet e opozites. Ju garantoj se ky eshte nje vend i shtetit ligjor dhe une kete e kam garantuar. Ata qendruan 19 dite para zyres sime . Une isha I pergatitur te qendronin edhe dy vjet para zyres sime po te deshironin. Respekti im eshte I palekundur. Nje vend tjeter i madh i spastroi me ane te permbarimit dhe policise dhe ju e dini shume mire kete gje. Une nuk i cova ata ne gjyq.

Pyetje Zoti kryeminister si I komentoni zhvillimet brenda LSI duke patur parasysh se eshte aleati juaj kryesor

Kryeministri Berisha Ju nuk me keni degjuar kurre te komentoj zhvillimet politike brenda partive te tjera aq me teper brenda partise aleate. Ajo nuk eshte agjenda ime. Ato jane problematike te cilat krijohen ne parti dhe qe i zgjidhin vete partite me metoda te njohura demokratike dhe une nuk kam asnje koment per asnje lloj problematike pervec partise sime.

Pyetje A cenon kjo mazhorancen

Kryeministri Berisha Maxhoranca sot eshte me solide se cka qene diten e themelimit te saj. Dhe une se shpejti do te jem para jush per te gjitha arritjet reformat programin e kesaj mazhorance.


26/09/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›