E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Ndërtoni hidrocentrale, qeveria ju mbështet!

Gramsh, ujëvara e Sotirës

GRAMSH – Kështu iu ka thënë të pranishmëve sot kryeministri Sali Berisha gjatë përurimit të hidrocentralit të Tervolit në Gramsh.

Nga hidrocentrali i Ashtës në Shkodër në hidrocentralin e Tervolit. Brenda pak ditëve kryeministri Berisha merr pjesë në përurimin e dy hidrocentraleve.

Pikërisht sot në orën 10:00, kryeministri Berisha do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të hidrocentralit të Tervolit, komuna Pishaj, Gramsh. HEC i Tervolit është ndërtuar mbi bazën e një kontrate koncesionare dhe është një investim tërësisht shqiptar, me vlerë 8. 000.000 euro.

HEC i Tervolit ka një fuqi të instaluar prej 12 MW dhe një prodhim vjetor të energjie elektrike 40.000 kWh. Ai është i tipit me derivacion dhe për ndërtimin e tij janë hapur 3 kilometra tunel me 6.2 m2 seksion në masë shkëmbore me qëllim devijimin e ujit.

/M.A./

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›