308 mjete motorike jane kontrolluar 0.65 jane pa polica

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në bashkëpunim edhe me Policinë Rrugore ka inspektuar në një hark kohor prej tre ditësh 308 mjete motorike nga të cilat 33 mjete me targa të huaja, kryesisht në Durrës, Lezhë dhe Elbasan. Nga këto kontrolle janë konstatuar disa mangësi në lidhjen me pajisjen e mjeteve me polica sigurimi të detyrueshëm, ndonëse këto u vërejtën tek një numër i kufizuar mjetesh. Nga inspektimet ka rezultuar se 0.65% e mjeteve të kontrolluara nuk ishin të pajisura me policë sigurimi të detyrueshëm. Ndërkohë disa parregullsi janë vërejtur në raportimin e të dhënave të detyrueshme sipas bazës ligjore në fuqi nga shoqëritë e sigurimit në “Regjistrin Online të Sigurimeve të Detyrueshme Motorike” të Autoritetit. Këto lidheshin me mospërputhjen e targës së shënuar në policën e sigurimit me atë mjetit për shkak të zëvendësimit të targave të vjetra me të reja, apo të lëshimit të policës për mjetin e siguruar përpara se ai të targohej.
Autoriteti thotë se po punon për të mos lejuar mangësi në drejtim të pajisjes me polica sigurimi të detyrueshëm të automjeteve, si edhe do të vazhdojë të monitorojë shoqëritë e sigurimeve në drejtim të raportimit të saktë të policave të shitura prej tyre në sistemin online. Falë këtij sistemi elektronik Polica Rrugore mund të kontrollojë në kohë reale policat e sigurimit të detyrueshëm të mjeteve motorike. Ky monitorim i vazhdueshëm që AMF realizon në bashkëpunim edhe me Policinë Rrugore, është në funksion të rolit të saj në mbrojtje të konsumatorit dhe forcimit të tregut të sigurimeve.