E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN monitoron Europen

FMN evidenton problemet me të cilat po përballet aktualisht Europa. Nga një studim i përgatitur në kuadër të G20 FMn i sugjeron Kontinentit të Vjetër të ketë kujdes me fuqizimin e masave shtrënguese. Një masë e tillë mbi llogaritë publike ndërkohë që rritja ekonomike ka frenuar, rrezikon të shtojë më shumë problemet në Eurozonë se sa t’i zgjidhe ato. Sipas FMN rreziqet mbi ekonominë botërore janë shtuar edhe më tej pavarësisht masave të jashtëzakonshme të marra në Europë. Kriza në Eurozonë vijon të mbetet një kërcënim për stabilitetin financiar, me një mundësi përhapje në nivel global. Në thelb sipas ekonomistëve të organizatës ndërkombëtare, shëndoshja e llogarive publike brenda Eurozonës duhet të vijojë por me shumë kujdes pasi ka rreziqe në disa vende ku masat shtrënguese mbi bilancet shkaktojnë efekte negative mbi rritjen ekonomike. Për FMN rreziqet për ekonominë globale vijnë edhe nga shtrëngimi i bilancit në SHBA. Në raportin e saj më tej thuhet se për të arritur në një dalje nga kriza europiane dhe në një shmangie të shtrëngimit buxhetor në SHBA është e rëndësishme një rimëkëmbje e qëndrueshme e konomisë botërore. FMN thekson nevojën për të përballuar papunësinë në një kohë sa më të shkurtër në ekonomitë e avancuara duke bërë më shumë për të siguruar shëndetin e financave publike. E sigurt për institutin e Uashingtonit është se kriza europianë mbetet kërcënimi imediat më i fortë për ekonominë botërore dhe për këtë nevojitet një bashkim monetar europian më i fortë që mund të krijojë në një periudhë afatmesme. Eurozona duhet të ndërtojë një union më të fortë përmes reformave të qeverisjes dhe strukturore. Për FMN shërben edhe një integrim më i mirë i bilancit, reformat strukturore për të përmirësuar konkurrueshmërinë dhe reformat financiare për të monitoruar rreziqet sistemike.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›