E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekti i qeverise se re greke per Eurogrup

Greqia i kërkon BE dhe FMN dy vjet më tepër për të rimëkëmbur llogaritë publike. Qeveria e re greke u kërkon financuesve ndërkomëbtarë më shumë kohë për planin e shpëtimit që po e mban vendin në falimentim. Ekzekutivi i ri i koalicionit i dalë prej së dielës ka përgatitur një projekt i prezantuar në takimin e Eurogrupit ku i kërkohet ndër të tjera zgjerimi i përfitimeve të papunësisë dhe kufizimi i pushimeve nga puna të sektorit publik. Për qeverinë e Samaras skadimi i afatit më 2014-ën nuk është më i mundshëm dhe Athina ka nevojë për një shtyrje të kohës deri më 2016-ën për realizimin e reformave të kërkuara. Ndër të tjera synohet edhe kërkesa për 20 miliardë euro të tjera për balancimin e llogarive publike. Samaras fitoi zgjedhjet në Greqi me premtimin se do të vijonte me reformat e kërkuara nga ndërkombëtarët, por pas fitores lideri i Demokracisë së Re, Samaras ka dekalruar se memorandumi i Eurozonës i akorduar me Greqinë duhe të modifikohet. Ndërkohë që analistët shprehen se një detyrë e tillë do të jetë e vështirë. Gjithsesi vendimi final pritet nga takimet e njëpasnjëshme të këtyre ditëve të liderëve europianë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›