E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Privatizimi i ARMO-s, privatizimi i qeverisjes me duar të pastra

Sot, Kryeministri Berisha, i cili vizitoi ekspozitën “Biodiversiteti në art”,i pyetur nga mediat lidhur me  privatizimin e ARMO-s, u shpreh se ky privatizim është privatizimi i qeverisjes me duar të pastra, i ndershëm dhe transparent.

“Ky është privatizimi i qeverisë me duar të pastra, i ndershëm, transparent, në një vlerë të trembëdhjetëfishtë, me një përpjekje të katër viteve më parë, por vërtetë pajisjet dhe teknologjia ka një vlerë, por vlerën më të madhe e ka besimi.

Në qoftë se ARMO arriti këtë kuotë, arriti për shkak të aksioneve të qeverisë, arriti për faktin se biznesi botëror i beson kryeministrit shqiptar, i beson qeverisë së tij.

Kjo është e vërteta dhe unë garantoj në të gjitha proceset e tjera, transparencë të plotë, njëlloj si në këtë rast. Më vjen mirë që një pasuri publike e qytetarëve shqiptarë mori një kuotim kaq të lartë. Pra është privatizimi i duarve të pastra,” - u shpreh Kryeministri.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›