Kryeministri Berisha pret një delegacion të Asamblesë Popullore të Kinës

Zoti Lu Zhonghe u shpreh se falë hapave të ndërmarra dhe reformave të qeverisë të kryeministrit Berisha, Shqipëria ka një ekonomi në zhvillim, e cila do të ketë një rritje të konsiderueshme edhe në këtë periudhe të krizës botërore ekonomike
Kryeministri Berisha priti në një takim mjaft të përzemërt një delegacion të Asamblesë Popullore të Kinës, të kryesuar nga zoti Lu Zhonghe, nënkryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Asamblesë Popullore të Kinës. Kryeministri Berisha i uroi mirëseardhjen dhe shprehu kënaqësinë e tij të madhe, që priste një përfaqësi kaq të lartë të Asamblesë Popullore të Kinës, duke e cilësuar këtë një vizitë shumë të rëndësishme në kuadër të forcimit të miqësisë mes dy vendeve në 60-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Zoti Lu Zhonghe falenderoi kryeministrin Berisha për takimin e përzemërt dhe i përcolli përshëndetjet më të ngrohta dhe urimet më të sinqerta nga kryeministri kinez Ëen Jiabao. Zoti Lu Zhonghe, e cilësoi këtë vizitë në Shqipëri, si një kontribut shumë të rëndësishëm në forcimin e marrdhënieve dhe të bashkëpunimit bilateral në kuadër të veprimtarive përkujtimore në 60-vjetorin e vendosjes së marrdhënieve diplomatike. Kryeministri Berisha falenderoi nënkryetarin e Komitetit të Punëve të Jashtme të Asamblesë Popullore të Kinës, zotin Lu Zhonghe për përshëndetjen dhe urimet e kryeministrit kinez Wen Jiabao, si dhe shfrytëzoi rastin për t’i përcjellë përshëndetjet dhe ftesën për të vizituar Shqipërinë, kryeministrit Wen Jiabao dhe presidentit të Kinës Hu Jintao.
Kryeministri Berisha u shpreh se marrdhëniet mes dy vendeve janë në një nivel të shkëlqyer, si dhe shprehu mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen e jashtëzakonshme, që Kina i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë zhvillimit dhe modernizimit të Shqipërisë. Gjithashtu, duke u ndalur në bashkëpunimin ekonomik të dy vendeve, kryeminstri Berisha u shpeh se Shqipëria është një vend i vogël, por me potenciale mjaft të mëdha në fusha të ndryshme dhe se qeveria shqiptare do të inkurajojë dhe do të mbështesë investimet e kompanive kineze në Shqipëri, në mënyrë që ato të jenë të suksesshme, veçanërisht në infrastrukturë, në porte në energjetikë, në zhfrytëzimin e pasurive minerare etj.
Gjithashtu kryeministri Berisha u shpreh se në Shqipëri, po krijohen disa parqe industriale dhe se qeveria shqiptare është e gatshme të krijojë mundësinë e një zone të lirë për biznesin kinez. Zoti Lu Zhonghe u shpreh se qeveria kineze ndiqte me interes dhe me admirim, ecurinë me ritme të jazhtëzakonshme të reformave ekonomike të Shqipërisë, si dhe vlerësoi si të admirueshme hapat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për të përballuar efektet e krizës ekonomike që ka përfshirë botën. Ai u shpreh se falë hapave të ndërmarra dhe reformave të qeverisë të kryeministrit Berisha, Shqipëria ka një ekonomi në zhvillim, e cila do të ketë një rritje të konsiderueshme edhe në këtë periudhë të krizës botërore ekonomike.
Gjithashtu zoti Lu Zhonghe, u shpreh se Kina vlerëson dhe mirëkupton përpjekjet dhe rolin e rëndësishëm që Shqipëria ka luajtur në paqen dhe stabilitetin e Ballkanit. Zoti Lu Zhonghe, u shpreh se qeveria kineze do të inkurajojë kompanitë më të mëdha kineze që të investojnë në Shqipëri dhe se shfrytëzimi i potencialeve të Shqipërisë ka ngjallur një interes të madh tek sipërmarrësit kinezë, veçanërisht në ndërtimin e porteve, në shfrytëzimin e mineraleve, në infrastrukturë, në energjetikë etj.
Të dyja palët theksuan rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të marrdhënieve në kulturë dhe në arsim. Kryeministri Berisha siguroi përfaqësuesin e delegacionit, zotin Lu Zhonghe, për mbështetjen ndaj investimeve kineze në Shqipëri, si dhe ftoi ekspertët kinezë që të kontribuonin me eksperiencën e tyre të jashtëzakonshme dhe të suksesshme në zhvillimin dhe modernizimin e Shqipërisë.
07/07/2009