Kryetarja e Kuvendit takon koordinatorin special të misionit vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet në Shqipëri, Volfgang Grosruk.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli takoi sot koordinatorin special të misionit vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet në Shqipëri, Volfgang Grosruk dhe përfaqësues të tjerë të këtij misioni.
Ndihemi shumë mirë tha Kryetarja e Kuvendit që kemi krijuar këtë klimë të qetë besimi te qytetarët. Kemi bërë gjithçka që një mazhorancë mund të bënte për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
Regjistri elektronik i zgjedhësve, kodi zgjedhor i miratuar me konsensus, kartat e identitetit me elementë shumë të fortë sigurie përbëjne një infrastrukturë tërësisht moderne që aplikohet për herë të parë në Shqipëri.
Të gjithë votuesit shqiptar tha Kryetarja e Kuvendit kanë të gjitha mundësitë për tu paisur me kartat e identitetit.
Çdo ditë ne i bëjmë thirrje qytetarëve të aplikojnë dhe të tërheqin kartat e identitetit dhe këtë shpresojmë të bëjnë edhe përfaqësuesit e opozitës. Regjistri elektronik i zgjedhësve dhe kartat e identitetit janë një investim për të ardhmen e Shqipërisë. thanë përfaqësuesit e misionit vëzhgues të OSBE-së. Kryetarja e Kuvendit tha se procesi i aplikimeve dhe shpërndarjes së kartave po ecën shumë normalisht , madje edhe më mirë nga ajo që kishim menduar. Ky proces ka qenë mbi të gjitha, tërësisht transparent dhe të gjitha subjektet politike janë informuar hap pas hapi. Ka qenë kërkesë e jona të kemi sa më shumë vëzhgues, tha Kryetarja e Kuvendit, në mënyrë që ata të jenë dëshmitarë të standardeve europiane të zgjedhjeve të 28 Qershorit.