E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Bamir Topi uron shqiptaret

Ne Shqiperi presidenti Bamir Topi uroi qe Viti i Ri ta shpjere vendin me afer idealit europian duke kujtuar se vendimi i heqjes se vizave eshte nje moment per te cilin ky nderrim vitesh do te mbahet mend. Ne mesazhin e tij te fundvitit kreu i shtetit u shprehu urimet te gjithe shqiptareve kudo qe ndodhen duke kerkuar nga klasa politike qe te ndergjegjesohet per rolin qe ka ndaj vendit dhe popullit te vet.

Presidenti Bamir Topi iu drejtua sonte me nje mesazh urimi ne prag te nderrimit te viteve te gjithe shqiptareve. Nje urim i cili shkon per familjet shqiptare per femijet per emigrantet per ushtaraket qe ndodhen ne misione jashte vendit pa lene menjane shume e shume familje ne zonen Shkodres te cilat kete muaj u preken serish nga permbytjet masive. Gjej rastin ti siguroj ata per vemendjen dhe mbeshtetjen time deri sa problemet e tyre te zgjidhen deri sa pasojat e demeve te zvogelohen tha Presidenti.

Presidenti Topi vecoi vendimin e heqjes se vizave i cili sic u shpreh ai do te shkruhet me germa te arta ne historine moderne te vendit Ky nderrim vitesh do te mbahet mend gjate edhe per kete fakt. Asnjehere vemendja e Evropes ndaj Shqiperise nuk ka qene kaq e madhe e po kaq e madhe edhe deshira e shqiptareve per tu integruar. Le ta vleresojme kete moment dhe ta shnderrojme ate ne nje akt vetedijesimi historik.

Ne nje vit ku politika ishte protagoniste e nje krize te gjate me debate dhe konflikte pa fund presidenti Topi nuk mund ta shmangte ate ne mesazhin e tij E ftoj klasen politike shqiptare qe te ndergjegjesohet edhe me shume per rolin historik qe ka ndaj vendit dhe popullit te vet tha ai.

Ne fund urimi i kreut te shtetit eshte qe e gjithe shoqeria te angazhohet qe vendi te jete sa me prane idealit europian. Me deshirat tona me te zjarrta me energjite tona me te bashkuara me inteligjencen talentin dhe virtytet qe na kane karakterizuar ne cdo kohe le ta fillojme kete Vit te Ri me bindjen se ai do te na shpjere me prane idealit tone evropian idealit te bukur te nje shoqerie me te drejte me te hapur me demokratike Kjo eshte rruga qe te gjithe se bashku kemi zgjedhur. Me kete rast ne kete nate te nderrimit te viteve deshiroj nga zemra tu uroj te gjitheve gezuar tha Presidenti Topi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›