Kryeministri Berisha Statusi qeveria perpjekje maksimale per plotesimin e kritereve te BE

Kryeministri, Sali Berisha zhvilloi sot pasdite një bashkëbisedim me gazetarët, ku trajtoi një sërë çështjesh. Kështu, e nisur kjo bisedë me trajtimin financiar të ish-të përndjekurve politikë, e pasuar me statusin e vendit kandidat dhe pozicionin e qeverisë përballë kritereve që rrjedhin nga ky proces, me akuzat e PS për abuzimet me reklamat shtetërore dhe tregtinë e armëve, me të ardhurat nga privatizimet dhe shpenzimet e tyre të argumentuara në buxhetin e vitit 2013, ishin çështjet për të cilat shefi i qeverisë shqiptare dhe qëndrimin e mazhorancës qeverisëse. Njëkohësisht, Kryeministri u shpreh optimist për marjen e statusit të vendit kandidat dhe fitoren e garës së ardhshme elektorale.
Qeveria do respektojë detyrimin ligjor për të përndjekurit Qeveria ka pasur dhe do të vijojë të ketë prioritet dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë. Kjo ishte garancia e ardhur sot nga Kryeministri, Sali Berisha, i cili gjatë një komunikimi me mediat, trajtoi gjerësisht një çështje të tillë, marë shkas dhe nga greva e urisë e përfaqësuesve të ëksja kategorie. “Ajo që njihet me ligj nuk do të mohohet në asnjë lloj mënyre. Janë bërë një sërë përojekjesh për dëmshpërblimin e kësaj shtresë, apartamente, të drejta studimi, miliarda lekë privatizimi. Ndërsa pas ardhjes në pushtet të PS-së për tetë vitet e saj në qeverisj, me mentalitetin e vejtër të origjinës, nuk u dha qoftë dhe një qindarkë. I privoi nga të gjitha të drejtat ligjore, përdori disa kukulla për makijazh, ofroi një numër të vogël, që të përcmonte të tjetër. Asnjë ndihmë të vetme nga PS për këtë shtrese të martirizuar në regjimin komunist”, vlerësoi Berisha, gjatë fjalës së tij. Njëkohësisht, veç garancisë për vendosmërinë e qeverisë për të çuar deri në fund detyrimin e dëmshpërblimit, shefi i qeverisë shqiptare shprehu qartë qëndrimin e tij për të mos negociuar me greva që kanë pas vijë politike.
“Në mënyrë absolute secili prej tyre në përputhje me ligjin e vendit ka marrë këstin e parë dhe të dytë. Por ligji thotë të dytin e marin ata mbi 85 vjeç, ata që deri në vitin 2010 nuk kanë sjellë dosjet nuk përfitojnë. E vërteta në rrafshin politik është grevë politike dhe e respektoj. Kanë zgjedhur ish-studion e Kristaq Ramës, mund të zgjedhin zyrën e Edi Ramës. Këto janë punët e tyre. Porosia është që greva e tyre të siguroohet mirë të kenë kujdes shëndetësor. Për qytetarët shqiptarë, u them ata që kanë dorëzuar dokumentat në afatin ligjor kanë marrë atë që u takon. Nuk negocioj me greva politike. I garantoj se ajo që u takon me ligj do t'u jepet pa asnjë lloj hezitimi”, nënvizoi Berisha.
Statusi, shqiptarët e meritojnë atë Qeveria po bën të gjitha përpjekjet për të përmbushur ato detyrime që rrjedhin nga procesi i integrimit. Kështu u shpreh Kryeministri, sa i takon kësaj çështje, por nga ana tjetër i mëshoi faktit se ky është një proces jo vetëm i angazhimit qeveritar, por u përket gjithë faktorëve politikë. “Nuk është sekret për askënd se në Shqipëri si në asnjë vend tjetër të Europës, as Shesheli as Milloshevici, opozita nuk është ngritur dhe ka bllokuar reformat siç ka bërë grupi i bllokmenëve. Vitin e parë qëndruan jashtë parlamentit që të mos merrej statusi, vitin e dytë u organizua përpjekja për të përmbysur me dhunë qeverinë dhe u rrethua KQZ për të marrë mandate me dhunë. U bën përpjekjet më të papranueshme për bllokimin e vizave më "hap kutitë që të çlirojmë vizat". Këto ditë pasi votoi në parlament në presionin e tmerrshëm të bazës socialiste dhe referendumit, thotë më jep Fierin, njësoj si hap kutitë që të çliroj vizat. Është ë pamundur që të bëhet zgjidhje politike. Ato që ka hedhur poshtë Gjykata e Lartë si zhbëj dot me vendime gjykatash. Gjykata e Lartë ka thënë se kjo vazhdon deri sa të zgjidhet në themel çështja. Është çështje e tëra në sistemin gjyqësor. Një parim themelor është parimi i mocionit. Çdo forum i zgjedhur me votën direkte të qytetarëve ka të drejtën e mocionit. Rama të lexojë ligjin e pushtetit vendor”, vuri në dukje Berisha.
Viti 2013 me një megabuxhet Kryeministri Berisha ritheksoi dhe njëherë tjetër faktin se të gjitha përfitimet nga procesi i privatizimeve do të shkojnë në shërbim të qytetarëve, përfshirë këtu investimet në infrastrukturë. Ndërkohë që sipas tij prioritet do të jetë ngritja e Bankës Shqiptare të Zhvillimit. Njëkohësisht, kreu i qeverisë referuar të ardhurave që do t’i shtohen buxhetit të vitit që vjen thekoi e “ky do të jetë buxheti më i madh i historisë së vendit, pasi nuk është njohur një buxhet si ai i vitit që vjen, i cili garanton stabilitet makroekonomik, rritje ekonomike, rritje rroge”. Madje në këtë kontekst, Berisha shtoi se “ky do të jetë një mega buxhet”. Sipas tij, qeveria nuk do të lëvizë nga përparësitë e saj ku gjithçka synon nxitje të punësimit, të investimeve e kështu me radhë.
Kryeprokurori i ri Lidhur me zgjedhjen e kryeprokurorit të ri shefi i qeverisë shqiptare shprehu qartë se mazhoranca parlamentare do të respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. “Presidenti është një ish-ministër i Drejtësisë dhe i Rendit, për definicion njeh ligjin. Presidenti ka këshilltarët e tij në funksion të problematikës. Ndaj nuk kam ansjë koment veç besimit se zoti Nishani do të zbatojë me përpikmëri ligjet dhe Kushtetutën e vendit për kryeprokurorin e ri”, deklaroi ai.
Akuza për përdorim fondesh publike Nuk ka kaluar pa përgjigje dhe fushata e ndërmarë nga lidershipi socialist për të ardhur në pushtet. “Fundërrina të gjithë Shqipërisë bashkohuni të mundim Sali Berishën është zgjidhja e Ramës për zgjedhjet. Kjo është një fyerje shumë e rëndë që i bëhet të majtës shqiptare. Nëse dilet me moton të bashkohet me çdo fundërrinë, imagjinoni se çfarë kënete do kem përballë. Kjo dëshmon se nuk ka asnjë alternativë, se janë në panik. Gjithë panikun e brendshëm që ka e nxjerr në forma nga më të ndryshmet. Nga një anë thirrjen e tyre të gjithë kundër Berishës, nga ana tjetër në kuotat më të larta të historisë së saj në vitet 90, në vetë sondazhet e PS. E them këtë për të kuptuar se beteja që vjen do të jetë e shkëlqyer, e bukur”, u shpreh Berisha. Madje, në këtë funksion, kreu i qeverisë u deklarua qartazi se “asnjë qindarkë nga privatizimi nuk do të mund të përdoret për qëllime te tjera veçse për qytetarët shqiptarë”. Sipas tij, kodi i ri elektoral ka përcaktuar rregulla dhe më të qarta sa i përket financimeve në fushatën elektorale.
Sulmi ndaj Ministrisë së Mbrojtjes “Fushatë e organizuar, e strukturuar, shpifjesh dhe trillimesh banale ndaj një institucioni që përfaqëson me dinjitetin më të madh vendin dhe në zonat më të nxehta ku NATO operon dhe ka vetëm këtë qëllim”. Kështu u shpreh Kryeministri Berisha lidhur me akuzat e përditshme të Partisë Socialiste në adresë të dikasterit të Mbrojtjes, për korrupsion me tregtinë e armëve. Për paralelizëm, me një fushatë shpifjesh, shefi i qeverisë rikujtoi akuzat e PS-së që për dy muaj rrjesht shpifën se është përgjuar opozita dhe ambasadat, por që në fund nuk sollën dot qoftë dhe një fakt të vetëm. “Këtyrë shokëve me rekorde trafikantësh u djeg shumë tregtia transparente sepse kanë një histori lyerjesh dhe përlyerjesh në trafiqe të përfolura dhe denoncuar jo pak. Mali i Zi është nje vend mik. Këta që mendojnë se do të përlyejnë mbrojtjen shqiptare nga bashkëpunimi me Malin e Zi, kanë mbetur fatosa me shall të kuq. Ata që botojnë dokumenta të klasifikuara kryejnë vepër penale. Nuk ka ministri, nuk ka agjenci ndaj të cilës nuk është ndërmarrë hetim administrativ ndaj problemeve që ngrihen, por kurrë nuk është ngritur qëndrim administrativ se ke eksportuar armë në Mmalin e Zi. Kemi bazë të plotë ligjor për të gjithë këtë veprimtari. Dhe siç e patë ju dhe shqiptarët shkëmbimi me Malin e Zi ishte i botuar në faqe në internet”, sqaroi Berisha, gjatë fjalës së tij.
Reklamat, dallimi mes PD dhe PS Kryeministri gjatë komunikimit me mediat u ndal dhe në akuzat e e opozitës lidhur me shpërndarjen në meda të reklamave shtetërore. “Ka dy realitete për reklamat. Ai i Këshillit të Ministrave që pa përjashtim të gjitha reklamat i ka ndarë në tre televizione kombëtare. Në raste të caktuara Top Channel në gjest miqësor ka kërkuara mirëkuptimin se jo në çdo kohë që duam ne mund të transmetojnë në orarin që duam. Dhe kemi treguar mirëkuptim. Por është paguar me ndershmëri për të gjitha transmetimet që ka kryer. Dhe prapë e garantoj se nëse tregohet e gatshme t'i trabnmsteojë nga Media Plan si më e përshtatshmja nuk do të ketë diskrminim. Platforma tjetër, që nga viti 2006 deri në vitin 2011 kur iku nga bashkia, milliona euro dollarë u janë dhënë vetëm tre mediave të dashura të tij, Top-Channel, Vision Plus, Neës 24. Pse jo Scan, Ora Neës, po Shijak? Merita e tyre është gënjeshtra. Nëse ka një gjë që kjo qeveri ka lënë mangut për shkak të shpenzimeve është reklama dhe informimi në media. Kemi shpenzuar 4-6 herë më pak se çdo qeveri tjetër e këtij rajoni”, vuri në dukje, Berisha lidhur me një çështje të tillë.