E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Zbatimi i Kodit Zgjedhor me shpejtësi e seriozitet, përparësi madhore e qeverisë

-Kryeministri Berisha u shpreh se ka një rëndësi të jashtëzakonshme që çdo ditë të punohet për t’i dhënë vendit infrastrukturën më moderne për zgjedhjet e vitit të ardhshëm

Kryeministri Berisha kërkoi sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike që të punohet me vendosmëri për të zbatuar Kodin Zgjedhor dhe për t'i dhënë vendit infrastrukturën më solide dhe më moderne për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
”Pati një rëndësi shumë të madhe fakti që Kodi Zgjedhor u miratua rreth tetë muaj para zgjedhjeve. Ka një rëndësi të jashtëzakonshme që çdo ditë të punohet për t’i dhënë vendit infrastrukturën më moderne për zgjedhjet e vitit të ardhshëm në drejtim të pajisjes që qytetarëve me kartat e identitetit, listave të zgjedhësve, të zbatimit të Kodit Zgjedhor me shpejtësi e seriozitet dhe kjo përbën një përparësi madhore”, u shpreh Kryeministri Berisha.


24/11/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›