Kryeministri Berisha i kërkon opozitës të bashkëpunojë për reformën në drejtësi
-Kryeministri Berisha u shpreh se "ftoj opozitën, që në interesin më të mirë të vendit dhe të gjithë forcave politike pa përjashtim, t’i përmbahet paktit të votuar në Parlament”
Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kryeministri Berisha kërkoi nga opozita që t’i përmbahet paktit për reformën në sistemin e drejtësisë. “Reformat do të vazhdojnë në sistemin e drejtësisë. Parlamenti ka votuar një pakt për sistemin në drejtësi dhe ne i qëndrojmë atij. Unë e ftoj opozitën, në interesin më të mirë të vendit dhe të gjithë forcave politike pa përjashtim, t’i përmbahet paktit të votuar në Parlament. E garantoj se ne jemi të vendosur ti kalojë këto ligje me konsensusin më të gjerë të mundshëm”, u shpreh Kryeministri Berisha.
24/11/2008